Workshop Online: Projektimi i pikave gjeohapsinore në hartat “Equirectangular”

16 Prill 2021

Projektimi i pikave gjeohapsinore në hartat “Equirectangular”, do të jetë punëtoria e radhës e organizuar nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në AAB, që do të mbahet online, të mërkurën, më 21 prill 2021, nga ora 20:00.

Në workshop-in e radhës pjesëmarrësit do të njoftohen me projeksionet kartografike, të cilat fillin e vet kanë për më shumë se 2000 vite! Vetëm në Wikipedia mund të gjenden mbi 40 lloje të projeksioneve, të cilat përdorin mënyra të ndryshme të paraqitjes dhe janë të bazuara në modele të ndryshme matematikore duke filluar nga ato më të thjeshtat e deri te më komplekse.

Ndër projeksionet më të “thjeshta” dhe më praktike për përdorim është projeksioni ‘Equirectangular’ i cili projeksion bën deformimin e realitetit por është shumë i lehtë për gjetjen e pikave gjeohapsinore nga softueri përmes operacioneve të thjeshta matematikore.

Në workshopin e radhës do të njihemi me hartat ‘Equirectangular’ dhe mënyrën si t’i paraqesim pikat gjeohapsinore mbi këto harta përmes kodit, ku konkretisht do të shohim vendosjen e pikës të qyteteve përmes koordinatave Latitude dhe Longitude.

Të interesuarit të aplikojnë përmes emailit: [email protected], kurse workshopi do të mbahet online, ditën e mërkure me datë 21 prill në orën 20:00.

Share: