U mbajt sfilata e studentëve të Dizajnit të Modës, me kostume nga periudha Viktoriane dhe koncepti Upcycle

15 Korrik 2021

Studentët e vitit të dytë nga dega e Dizajnit të Modës në Kolegjin AAB, sot për herë të parë paraqitën veshjet e realizuara në kuadër të lëndës Histori e Kostumeve dhe Modës.

Përgjatë këtij viti, studentët hulumtuan veshjet, siluetat dhe materialet e shekullit 19-të dhe 20-të që u përmblodh në realizimin e një veshje periodike, historike pikërisht nga këto dy shekuj.

Veshjet e shekullit 19-të, përfshinë periudhën Viktoriane dhe u paraqitën në skenën e Teatrit “Faruk Begolli”, në bashkëpunim me studentët e departamentit të Koreografisë, të cilët jetësuan këto veshje përmes lëvizjeve të tyre.

Një iniciativë e veçantë nga departamenti i Dizajnit te Modës ishte realizimi i veshjeve të shekullit 20-të, nga periudha e viteve 40-ta, 50-ta, 60-ta, 70-ta, 80-ta dhe 90-ta, në konceptin Upcycle.

Koncepti Upcycle motivon përdorimin e veshjeve ekzistuese dhe modifikimin e tyre në dizajne të reja. Ky koncept vjen si përkrahje e thirrjes globale për mbrojtjen e ambientit duke pakësuar mbetjet e tekstilit.

Share: