Prishtinë, 19 mars 2015 – Përfaqësuesit e Albanian ICT Awards mbajtën prezantimin në AAB për motivimin e studentëve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, për të marrë pjesë në këtë garë me projektet e tyre nga fusha e informatikës.
Albanian ICT Awards, është ngjarje mbarëkombëtare që vlerëson individët dhe të arriturat individuale në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, thane përfaqësuesit e kësaj nisme. Ata theksuan se ky është konkurs, objektivi kryesor i të cilit është identifikimi dhe shpërblimi i profesionistëve të shquar, udhëheqësve të suksesshëm, inovatorëve, profesionistëve dhe yjeve në ngritje të cilët me kontributin e tyre kanë lënë gjurmë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.
Këtë vit gara është e hapur në shtatë kategori të cilat janë:
ICT Inovacioni i vitit,
ICT Akademiku i vitit,
ICT Mobiliteti i vitit,
ICT Diploma e vitit,
ICT Ylli në ngritje i vitit, dhe
ICT Shërbimi Publik më i mirë i vitit.
Ky prezantim u realizua në dy termine, para dhe pasdite, ku përveç studentëve morën pjesë edhe anëtarë të stafit akademik të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të AAB-së, të cilët folën për të arriturat dhe punën që po bëhet në këtë fakultet, ndërsa i inkurajuan studentët që të aplikojnë.
Gjithashtu interesimi i studentëve të AAB-së për garën në fjalë ishte i jashtëzakonshëm.
Informata shtesë në lidhje me aktivitetin në fjalë mund të gjenden në:www.ictawards.org