Në kuadër të Manifestimit “Ditët e AAB-së, 2015”, Fakulteti Juridik organizoi aktivitetin “Prezantimi i punimeve seminarike”, në të cilën studentët e nivelit bachelor nga Kampusi i Prishtinës dhe Gjakovës të Kolegjit AAB-së, konkurruan dhe prezantuan punimet e tyre hulumtuese- shkencore në formë të seminareve.
Punimet u prezantuan para komisionit dhe stafit akademik si: prodekanit Fatmir Qollakaj dhe Artan Fejzullahu, Granit Curri dhe Mensut Ademi.
“ Masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurën penale, me theks të veçantë paraburgimi “, u vlerësua prezantimi më i mirë, i prezantuar nga studentët Egzon Doli, Qëndresa Xharra dhe Kristina Gjini, nga kampusi i Gjakovës.
“Gjykimet e krimeve të luftës në Kosovë”u vlerësua tema më e mirë e prezantuar nga studentët Kushtrim Seferaj , EgzonPajaziti dhe Visar Perlaska, po ashtu nga Gjakova.
“Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare”, u vlerësua për metodologjinë më të mirë, të prezantuar nga studentët Arjanit Godeni, Marjana Nikolla dhe Marijeta Nikolla, studentë në degën e Gjakovës, kurse tema “Terrorizmi dhe IRA (Armata Republikane Irlandeze)” u vlerësua punimi më i mirë , iprezantuar nga studentët Eas Hida dhe Albana Shehu, nga kampusi i Prishtinës.
Prodekani Çollakaj tha se përveç tjerash studentët vetëm sa kanë përvetësuar edhe më shumë metodologjinë për hulumtimin, ngritjen profesionale dhe ngritjen e besimit në prezantimet dhe punimet shkencore.