Fakulteti i Infermierisë i Kolegji AAB nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Spitalin Amerikan në Kosovë

30 Shtator 2016

Fakulteti i Infermierisë i Kolegji AAB, i cili së shpejti do të fillojë me gjeneratën e parë të studentëve, krahas procesit të suksesshëm të akreditimit dhe përgatitjeve akademike e teknike, ka filluar të rangojë edhe sukseset në fushën e bashkëpunimit me institucione profesionale.

Në këtë vazhdë, sot Fakulteti i Infermierisë i Kolegjit AAB, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Spitalin Amerikan në Kosovë.

Marrëveshja e nënshkruar ka për qëllim krijimin e kushteve sa më të mira për studentët e Fakultetit të Infermierisë të AAB-së, për të mbaruar mësimin praktik në këtë institucion. 

Me këtë marrëveshje do të përfitojnë edhe mbarë stafi i Kolegji AAB, të cilët do të gëzojnë të drejtat dhe privilegjet e zbritjes për çdo shërbim diagnostifikues dhe për të gjitha trajtimet kirurgjikale e aktivitete të tjera profesionale, të ofruara nga Spitali Amerikan në Kosovë.

Palët në fund u ndanë të kënaqur me të arriturat e të dyja institucioneve për fushat që zhvillojnë, si dhe u dakorduan për fillimin e bashkëpunimit dhe vazhdimin e implementimit të pikave që janë paraparë me marrëveshjen e nënshkruar ndërinstitucionale.

Share: