Në kuadër të manifestimit “Tetori i Besim Sahatçiut” që po zhvillohet me aktivitete të ndryshme, sot në Kolegjin AAB qëndruan për vizitë bashkëshortja e regjisorit Sahatçiu, zonja Besa Sahatçiu, e shoqëruar nga i biri Bekim Sahatçiu, i cili jeton dhe vepron në Londër.
Me këtë rast ata u pritën në takim nga rektori Bujar Demjaha me bashkëpunëtorët e tij, ndërsa vizituan fotoekspozitën “Besim Sahatçiu – jeta dhe vepra”, e cila po qëndron e hapur në AAB.
“Ne këto fotografi i kemi pasur dhe i kemi në shtëpitë tona, por t’ i shohësh të ekspozuara në këtë formë është emocion i veçantë dhe është rikthim në të kaluarën tonë”, tha Bekim Sahatçiu.
Familjarët e regjisorit Sahatçiu, falënderuan edhe njëherë Kolegjin AAB për iniciativën për aktivitet dhe për siç thanë ata, jetësimin e emrit të Besim Sahatçiut.
Në takim u diskutuan edhe aktivitetet dhe propozimet për aktivitetet e radhës dhe koordinimin e zhvillimit të tyre.