KOLEGJI AAB SHPALL KONKURS PËR PLOTËSIM TË VENDEVE TË LIRA TË PUNËS
18 Janar 2022
Kolegji AAB shpall:
K O N K U R S
Për plotësim të vendeve të lira të punës
Pozita: Zhvillues i softuerit (programues)
I përgjigjet: Drejtorit për teknologji
Vendi i punës: Zyra qendrore në Prishtinë
Vende të lira: 2 (dy)
- Detyrat dhe përgjegjësitë:
a. Siguron funksionimin dhe cilësinë e shërbimeve elektronike, pajisjeve
b. teknologjike, aplikacioneve softuerike, bazës së të dhënave, sigurinë dhe
mbrojtjen e të dhënave;
c. Është përgjegjës për zhvillimin, implementimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e
aplikacioneve sipas kërkesave të sektorëve;
d. Është përgjegjës për administrimin e sistemit të postës elektronike, llogarive të
portalit e-service dhe ID-kartelave;
e. Eviton dhe zgjidh problemet teknologjike të cilat paraqiten në pajisjet
teknologjike dhe aplikacionet softuerike;
f. Është përgjegjës për sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave;
g. Propozon dhe inicion zhvillimin e aplikacioneve të reja;
h. Siguron funksionim të mirë dhe të shpejtë të aplikacioneve;
i. Përcjell trendët dhe zhvillimet më të reja në fushën e teknologjisë dhe i
implementon ato në sistemet aktuale;
j. Është përgjegjës për konfidencialitetin e të dhënave me të cilat administron në
përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale;
k. Publikon planin e punës në E-manager;
l. Kujdeset për ruajtjen dhe ngritjen e imazhit të institucionit;
m. Përpilon raporte dhe gjeneron statistika sipas kërkesave të sektorëve;
n. Kryen edhe punë tjera që i cakton mbikëqyrësi brenda fushës së përgjegjësisë
së vet. - Përgatitja profesionale dhe kualifikimet:
a. Diplomë universitare në Shkenca Kompjuterike, telekomunikacion ose të
ngjashme;
b. Të ketë përvojë pune së paku 2 vite në zhvillimin e aplikacioneve;
c. Trajnime dhe certifikata në fushën përkatëse;
d. Njohuri në fushën e teknologjisë informative, inxhinieri softuerike, sistemeve
kompjuterike:
o C#
o VB.NET
o HTML (HTML 5)
o JAVASCRIPT
o Bootstrap/CSS
e. Të ketë përvojë në këto tipe të aplikacioneve:
o MVC Application
o Windows Forms
o Web API
f. Të ketë përvojë në krijimin e raporteve me:
o Crystal Reports
g. Përvoja dhe njohuritë për bazat e të dhënave është përparësi:
o Njohuri me SQL Server
o Njohja e gjuhës TSQL për analizën e sistemit ekzistues dhe
mirëmbajtjen e tij
o Njohja e punës me Stored Procedure
o Njohja e Entity Framework për komunikim me bazë të të dhënave dhe
njohja e dapper ose ADO.NET - Aftësitë kryesore, njohuritë, shkathtësitë e kërkuara:
a. Aftësi të shkëlqyera në analizimin dhe zgjidhjen e problemeve;
b. Njohuri të mira të gjuhës angleze;
c. Aftësi në organizimin dhe menaxhimin e kohës;
d. Aftësi për të punuar në presion;
e. Aftësi të mira të punës dhe komunikimit në ekip; - Dokumentacioni i nevojshëm:
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentacionin duke përfshirë një CV, të
shoqëruar me dokumentacionin përkatës lidhur me përgatitjet shkollore dhe përvojën
e kërkuar të punës. Vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet e kërkuara do të ftohen
për intervistë. - Dokumentacioni i kërkuar për aplikim dorëzohet përmes e-mailit në:
[email protected] - Data e fundit për pranimin e aplikacioneve është 01.02.2022, ora 16:00.