Marrëveshje bashkëpunimi mes Kolegjit AAB dhe Università per Stranieri di Perugia

16 Shkurt 2017

Rektori i i Kolegjit AAB, prof. dr. Lulzim Tafa dhe rektori i Università per Stranieri di Perugia, Itali, prof. Giovanni Paciullo, në cilësinë e udhëheqësve të këtyre institucioneve, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, e cila ka për qëllim bashkëpunimin e dy institucioneve për promovimin e kërkimeve shkencore nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta.

Marrëveshja parasheh bashkëpunimin e ndërsjellë lidhur me organizimin e programeve  të përbashkëta kërkimore ngafusha  e shkencave humanee sociale, komunikime dhe marrëdhënie ndërkombëtare si dhe gjuhë dhe kulturë italiane; organizmin e studimeve  për nivelin bachelor, master, PhD dhe nivelet pasuniversitare, duke lejuar diploma të dyfishta të përbashkëta; organizmin e konferencave shkencore, simpoziumeve, seminareve,  botime të përbashkëta, shkëmbimin e vizitave, konkurrimin e përbashkët në projekte në nivel ndërkombëtar, e pika të tjera.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, rektori Tafa thase të dy institucionet do të punojnë së bashku, në mënyrë që të përfitojnë studentët dhe stafi akademik.“Kolegji AAB, përveç kësaj marrëveshje ka krijuar bashkëpunim me shumë universitete ndërkombëtare, që do të shërbejnë si urë lidhëse edhe në nivel  vendi, me qëllim të zhvillimit të projekteve të përbashkëta në fusha të caktuara”.

I themeluar në vitin 1921, Università per Stranieri di Perugia është institucioni më i vjetër dhe më prestigjioz në Itali për aktivitete mësimore dhe hulumtuese si dhe promovimin e gjuhës dhe civilizimit italian në arenën ndërkombëtare.

Përveç renditjes në listën universiteteve prestigjioze, ka numër të madh të studentëve dhe të stafit akademik, gjithashtu është i shquar për bashkëpunime me  institucione  ndërkombëtare.

 

Share: