Në kuadër të përgatitjeve intensive për fillimin e semestrit veror 2016/17, në Kolegjin AAB po mbahet programi për aftësimin e mësimdhënësve të rinj, të inkuadruar në AAB nga konkursi i fundit për stafin akademik.
Ky program aftësues në të cilin janë përfshirë rreth 30 mësimdhënës të rinj me gradë doktor shkencash, ka për qëllim familjarizimin e tyre në procesin mësimor, përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe harmonizimine procedurave të cilat kanë të bëjnë me shfrytëzimin e teknologjisë informative, hartimit të syllabuseve si dhe respektimin e kornizës së vlerësimit të studentëve.
Trajnues në këtë program janë prof. dr. Shemsedin Vehapi dhe prof. dr. Xhavit Rexhaj.
Ndryshe, Kolegji AAB, do të fillojë semestrin veror 2016/17, nga data 25 shkurt 2017.