Ju vëmë në dijeni se Redaksia e revistës shkencore Thesis, me ISSN, Bord e recension ndërkombëtar dhe që botohet në anglisht e shqip, ka filluar përgatitjet për botimin e numrit te ri, qershor 2018.
Të gjithë të interesuarit për të botuar në këtë numër të revistës shkencore të AAB-së, mund të dërgojnë abstraktin deri më 31 mars.
Autorët, pasi të marrin përgjigje pozitive për miratimin e abstraktit, fillojnë përgatitjen e punimit.
Data të rëndësishme:
Pranimi i abstrakteve: deri me 31 mars, 2018;
Përgjigjet për miratimin e abstrakteve: deri me 6 prill, 2018;
Dërgimi i punimeve të plota (shqip e anglisht): deri me 6 maj, 2018.
Gjatësia e abstraktit: 200-250 fjalë.
Rekomandohet që abstrakti të përmbajë shkurtimisht:
I. – shpjegimin e çështjes që trajtohet, rëndësia;
– metodat/procedurat/hipoteza
– rezultatet/gjetjet/produkti
– perfundime/implikime.
Të gjitha këto në një paragraf harmonik.
II. – fjalë kyç (5)
Pas miratimit të abstraktit, autorët do të marrin edhe udhëzime të tjera teknike që kanë të bëjnë me punimin.
Thesis është revistë shkencore ndërkombëtare multidisiplinare e cila boton kërkime origjinale dhe inovative. Gjatësia e punimit është 4000-7000 fjalë. Revista përdor APA Style (6).