Të nderuar studentë,
ju njoftojmë se është hapur thirrja për aplikim në trajnimin “Përmirësimi i Standardeve të Gazetarisë Hulumtuese përmes Përvojave të Përbashkëta”, i cili organizohet nga BIRN Kosova e mbështetur nga Luksemburgu për shoqërinë civile në Kosovë.
Aplikuesit mund të jenë studentë të Fakultetit të Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë si dhe të gjithë studentët e tjerë të Kolegji AAB që janë të interesuar ta ndjekin këtë trajnim.
Afati i fundit për aplikim është me 4 qershor 2018 në orën 17:00.
Kujtojmë se Kolegji AAB në bashkëpunim BIRN Kosova, në vazhdimësi u mundëson studentëve të Fakultetit të Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë si dhe atyre të Juridikut që të kryejnë trajnime mbi etikën e gazetarisë dhe pasojat ligjore të raportimit të pasaktë.
Kliko KËTU për të shkarkuar thirrjen për aplikim dhe formën e aplikimit.