Thirrje për aplikim në trajnimin ‘’Përmirësimi i Standardeve të Gazetarisë Hulumtuese përmes Përvojave të Përbashkëta”

30 Maj 2018

Të nderuar studentë,

ju njoftojmë se është hapur thirrja për aplikim në trajnimin “Përmirësimi i Standardeve të Gazetarisë Hulumtuese përmes Përvojave të Përbashkëta”, i cili organizohet nga BIRN Kosova e mbështetur nga Luksemburgu për shoqërinë civile në Kosovë.

Aplikuesit mund të jenë studentë të Fakultetit të Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë si dhe të gjithë studentët e tjerë të Kolegji AAB që janë të interesuar ta ndjekin këtë trajnim.

Afati i fundit për aplikim është me 4 qershor 2018 në orën 17:00.

Kujtojmë se Kolegji AAB në bashkëpunim BIRN Kosova, në vazhdimësi u mundëson studentëve të Fakultetit të Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë si dhe atyre të Juridikut që të kryejnë trajnime mbi etikën e gazetarisë dhe pasojat ligjore të raportimit të pasaktë.

Kliko KËTU për të shkarkuar thirrjen për aplikim dhe formën e aplikimit.

Share: