Blerim Olluri lindi më 7 dhjetor të vitit 1974 në Lipjan. Shkollën fillore dhe të mesme i përfundoi në qytetin e lindjes. Studimet universitare i vijoi në Fakultetin e Kimisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet e magjistraturës i kreu në Fakultetin e Kriminalistikës në Sarajevë. Ndërkohë studimet e doktoratës në Fushën e Drejtësisë i ka përfunduar në Tiranë.
Blerim Olluri ka një përvojë të konsiderueshme si profesor universitar në institucionet e arsimit të lartë, veçanërisht në lëndët penale.
Aktualisht është Rektor në Kolegjin AAB- një nga institucionet universitare më të mëdha në Kosovë dhe rajon. Olluri ka qenë anëtar i Këshillit për Cilësi në kuadër të Agjencisë së Kosovës për Akreditim të institucioneve për Arsim të Lartë, gjithashtu është anëtar i rregullt i Akademisë Amerikane për Shkenca Forenzike (AAFS).
Është i certifikuar si ekspert forenzik në shumë fusha të ekspertizës forenzike.
Ka marrë pjesë në konferenca shkencore dhe trajnime të specializuara brenda dhe jashtë vendit.
Disa nga punimet shkencore të tij janë publikuar në “SCOPUS”, “Web of Science”, poashtu edhe në shumë revista shkencore vendore.
Optimization Parameters of Fragmentary Voltage and Collision Energy for the Identification and separation of 1,3,5-Triamino-2,4,6-Trinitrobenzene (TATB) from other Explosives with Liquid Chromatography/Tandem Mass Spectrometry (LC/MS/MS), Poster Presentation, American Academy of Forensic Science, (2020), Anaheim CA, USA.
The Chemical Composition of GSR of Commonly Encountered Samples in Shooting Events in Kosovo by an Optimized and Validated Scanning Electron Microscope with Energy Dispersive X-Ray Spectroscopy (SEM/EDS) Method, Criminalistics, Poster Presentation, American Academy of Forensic Science, (2020), Anaheim CA, USA.
A study of the effect of working parameters and validation of SEM/EDS method for determination of elemental composition of commonly encountered GSR samples in shooting events in Kosovo, JFS, Volume 66, issue 6, AAFS, (2021), https://doi.org/10.1111/1556-4029.14803.
Assessment of Persistence of Gunshot Residues Produced by Firearms from Criminal Cases in the Republic of Kosovo, Sci.2022, 12(20), 10477; https://doi.org/10.3390/app122010477.
Importance, Tasks and Principles of Criminal Traceology, European Academic Research, ISSN 2286-4822, Impact Factor: 3.1 (UIF) DRJI Value: 5.9 (B+), (2014).
Challenges for Implementing Standards Compliant with ISO/IEC 17025, for Narcotics and DNA Laboratory’s, World Academy of Science, Engineering and Technology eISSN: 1307-6892, (2015), London, UK.
The Role of IT Forensics in Combating Terrorism, ICTEA, ISBN: 978-9928-4221-5-6, (2015), Dubrovnik.
Development and Validation of a Thin Layer Chromatography Method in Forensics, for the Analysis of Organic Gunpoëder Residues after Firing Weapons, European Academic Research, ISSN 2286-4822, Impact Factor: 3.1 (UIF) DRJI Value: 5.9 (B+), (2015).
Blerim Olluri në vitin 2000 u angazhua në Policinë e Kosovës, gjatë shërbimit të tij 15-vjeçar në këtë institucion shtetëror ai u avancua dhe u gradua me gradat: rreshter, toger, kapiten, major dhe nënkolonel policor.
Nga viti 2003 deri në vitin 2010, Blerim Olluri shërbeu si drejtor i Laboratorit Qendror të Kriminalistikës në Policinë e Kosovës. Gjatë periudhës kohore sa ishte në detyrën e drejtorit ai luajti rol kyç dhe dha kontribut rrënjësor në themelimin, ndërtimin dhe funksionalizmin e Laboratorit Qendror të Kriminalistikës në Policinë e Kosovës, si dhe dha kontribut themelor në shndërrimin e këtij laboratori në Agjenci Shtetërore për Forenzikë. Kontributi i tij përfshiu hartimin e legjislacionit të nevojshëm, transferimin dhe kontraktimin e personelit si dhe transferimin e aseteve nga Policia e Kosovës në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në vitin 2015, Blerim Olluri u emërua Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, duke u bërë autoriteti më i lartë ekzekutiv, administrativ, teknik dhe operativ i këtij institucioni shtetëror. Përgjegjësitë e tij përfshinin hartimin e politikave dhe strategjive të institucionit, administrimin dhe menaxhimin e përgjithshëm, organizimin dhe punësimin e personelit, nxjerrjen e udhëzimeve administrative dhe të vendimmarrjeve, menaxhimin efektiv dhe efikas të burimeve njerëzore dhe pasurisë së institucionit.
Gjatë kësaj periudhe (2015-2024) Agjencia e Kosovës për Forenzikë nën drejtimin e tij u zhvillua dhe arriti ngritje të kapaciteteve dhe të funksioneve forenzike duke akredituar shumë laboratorë shkencor sipas normave ndërkombëtare.
Sot, Agjencia e Kosovës për Forenzikë e cila ishte nën drejtimin e Blerim Ollurit për 20 vite, konsiderohet si një nga agjencitë më të besueshme dhe më të zhvilluara jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon e më gjerë.
Blerim Olluri konsiderohet themelues i Laboratorit Qendror të Kriminalistikës dhe Forenzikës së Kosovës.
Blerim Olluri ka qenë pjesëtar dhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Ai flet, lexon dhe shkruan rrjedhshëm gjuhën angleze dhe serbe.
Prof. Ass. Dr. Ilir Bytyçi ka lindur më 20 nëntor 1974 në Lipjan, ku përfundoi edhe shkollimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 2000, diplomoi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës në drejtimin “Banka dhe Financa” . Ndërsa, në vitin 2010 përfundoi studimet posdiplomike në të njëjtin institucion në drejtimin “Menaxhment dhe Informatikë”, ku fitoi titullin Magjistër i Shkencave Ekonomike (Mr.Sc). Në kuader të angazhimeve të kompanisë (Telekomi i Kosovës – VALA) në vitin 2005, përfundoi Young Executive Training Programme, një bashkpunim mes Univeristy of Hull, London dhe MASHT & Telekomi i Kosovës – VALA. Më tej, në vitin 2019, mbrojti disertacionin e doktoraturës në Universitetin Europian të Tiranës, me temën: “Roli i Menaxhimit në Suksesin e Ndërmarrjeve Publike – studim rasti i Telekomit të Kosovës – VALA”, duke u nderuar me titullin Doktor i Shkencave Ekonomike, profili në Menaxhim.
Përvoja e tij profesionale filloi në kontekstin ndërkombëtar, fillimisht në zyrën e UNHCR-së (United Nation High Commissioner for Refugee) në Kukës (Shqipëri) gjatë vitit 1999, dhe më pas në UNHCR-së në selinë qendrore (HQ) në Prishtinë deri në vitin 2003. Nga viti 2003 e deri në qershor 2022, Prof. Bytyçi ka pasur një karrierë të gjatë në Telekomin e Kosovës – VALA, ku ka mbajtur një varg pozicionesh menaxheriale kyçe si: Menaxher Financiar për Klientët, Menaxher i i Sistemit të Faturimit (Billing), Menaxher i Sigurimit të të Hyrave (RA), Menaxher i Kontrollit të Brendshëm, Koordinator Financiar në Zyrën e Kryeshefit, Menaxher i Cilësisë Totale (TQM), si dhe udhëheqës dhe krijues i disa projekteve tjera strategjike.
Prof. Ass. Dr. Ilir Bytyçi është një akademik dhe menaxher i lartë me përvojë të gjerë në sektorët publik, privat dhe akademik në Kosovë dhe rajon. Aktualisht mban postin e Zëvendësrektorit në Kolegjin AAB dhe është anëtar i Bordit të RTK-së. Me një karrierë shumë të pasur që përfshin menaxhimin e ndërmarrjeve publike e private, zhvillimin e arsimit të lartë, angazhimin në kulturë dhe art, media ai paraqet një profil të lartë multidisiplinar dhe vizionar.
Në të njëjtën kohë, ai ka qenë dhe është i angazhuar në funksione të larta drejtuese në institucione të ndryshme. Nga viti 2017 deri në vitin 2019 ka qenë Kryetar i Bordit të “The British School of Kosova”, më 2020 deri 2021 është emëruar Anëtar i Bordit të RTK-së, dhe nga viti 2021 deri në vitin 2024 ka shërbyer si Kryetar i Bordit të Radio Televizionit ATV. Paralelisht, nga viti 2021 ka mbajtë edhe postin e Shefit të Kabinetit të Kryetarit të Këshillit Drejtues në Kolegjin AAB, ndërsa nga viti 2025 është emëruar Zëvendësrektor i këtij institucioni.
Prof. Bytyçi ka një aktivitet të dendur akademik. Që nga viti akademik 2011/12, është pjesë e stafit të rregullt në Kolegjin AAB ku ligjëron lëndë të fushës së menaxhmentit dhe ekonomisë si: Sjellja Organizative, Lidershipi, Ndërmarrësia & NVM, Menaxhimi i Burimeve Njerëzore, Biznesi Ndërkombetar, Menaxhimi i Cilësisë (TQM), Statistika, Menaxhimi i Sistemeve Informative (MIS), Menaxhimi Bankar dhe të tjera.
Punimet shkencore dhe konferencat – Kontributi i tij në shkencë përfshin një sërë publikimesh në revista të indeksuara si SCOPUS dhe konferenca ndërkombëtare. Ndër veprat e tij më të njohura përfshihen:
Punimet tjera shkencore:
Kultura dhe arti – Përveç sferës akademike dhe menaxheriale, Prof. Dr. Bytyçi është i angazhuar aktivisht edhe në kulturë dhe art. Nga viti 2020 deri në vitin 2024 ka qenë Drejtor i Teatrit AAB “Faruk Begolli”. Në 2020 ka qenë ko-producent i serialit televiziv “Tre Vllaznit” dhe që nga viti 2023 është Producent Ekzekutiv i Festivalit, PITF – Prishtina International Theatre Festival. Ai është gjithashtu producent dhe ko-producent i disa shfaqjeve teatrale për të rritur dhe fëmijë.
Vizitat kulturore & artistike – Në korrik 2024 përfaqësoi teatrin AAB “Faruk Begolli” në Festivalin Ndërkombëtar D’Avignon në Francë, një nga festivalet më të mëdha të arteve skenike në botë.
Prof. Ass. Dr. Ilir Bytyçi është një figurë me përvojë dhe ndërlidhje në mes akademisë, institucioneve dhe ndërmarrjeve publike & private, menaxhimin e korporatave dhe zhvillimit medial dhe kulturor, i njohur për përkushtimin e tij ndaj cilësisë, inovacionit dhe avancimit të institucioneve ku shërben.
Është i martuar, ka dy fëmijë dhe jeton në Prishtinë.
Prof. Ass. Dr. Venera Llunji ka lindur me 12 dhjetor 1968 në Prishtinë, Kosovë
2025
2024
2022
2020
2017
2003
Prof. Asoc. Dr. Hasan Saliu është një studiues i njohur në fushën e gazetarisë dhe komunikimit nërajonin e Ballkanit. Me një karrierë mbi 25-vjeçare, ai ka krijuar një profil të spikatur si akademik, studiues dhe drejtues projektesh shkencore në fushën e mediave, marrëdhënieve publike dhe edukimit mediatik. Ka përfunduar studimet bachelor në gazetari në Universitetin e Tiranës (1994–1998), ndërsa edhe masterin dhe doktoratën i ka gjithashtu nga fusha e studimeve në media dhe komunikime.
Për një kohë Saliu ka punuar si gazetar në shtypin e Kosovës (1997–2010), ndërsa më pas iu përkushtua mësimdhënies dhe kërkimit shkencor. Nga viti 2010 jep mësim në Kolegjin AAB në lëndët e gazetarisë dhe marrëdhënieve publike, ndërsa nga viti 2012 në Universitetin e Tiranës, ku ligjëron marrëdhënie publike ndërkombëtare dhe diplomaci publike. Titullin profesor i asociuare ka fituar nga dy institucione arsimore (Kolegji AAB, 2022 dhe Universiteti i Tiranës, 2023)
Prof. Saliu ka një kontribut të rëndësishëm akademik në revista shkencore ndërkombëtare, përfshirë Communication Research and Practice, Communication & Society, JALT, Cogent Arts & Humanities etj. Fushat e tij kërkimore përfshijnë: media literacy, komunikim strategjik, diplomaci publike dhe transformimi i medias në epokën digjitale.
Ai ka shërbyer si dekan i Fakultetit të Komunikimit Masiv në Kolegjin AAB (2011–2016 dhe 2021–2024), si dhe prorektor për kërkime shkencore në të njëjtin institucion (2016–2021 dhe nga 2024e tutje). Saliu është aktiv në forume ndërkombëtare si organizator konferencash dhe folës kryesor në temat si “transformimi i gazetarisë digjitale”, “marrëdhëniet publike në epokën post-truth” dhe “komunikimi politik ndërkombëtar”.
Gjithashtu ai ka realizuar mbi 100 recensione (peer reviews) për revista shkencore të botuesve prestigjiozë si Springer Nature, Sage, Elsevier, Taylor & Francis, duke qenë një zë i besuar në vlerësimin akademik ndërkombëtar, ndërsa shërben edhe si anëtar bordi editorial dhe redaktor i asociuar në revista të njohura shkencore.
Me një përkushtim të veçantë në studimet e mediave dhe komunikimit në Kosovë dhe rajon, Saliu vazhdon të jetë kontribues i rëndësishëm në ngritjen e diskursit shkencor për komunikimin në epokën e inteligjencës artificiale dhe post-truth.
https://www.webofscience.com/wos/author/record/N-5776-2015
Gëzim Shabani është një ekspert i shquar në fushën e menaxhimit dhe financave në arsimin e lartë në Kosovë, me një përvojë të gjerë akademike dhe administrative në Kolegjin AAB. I lindur më 4 shtator 1987 në Prishtinë, ai ka ndërtuar një karrierë solide që përfshin drejtim institucional, menaxhim financiar, zhvillim të organizatave dhe përfshirje aktive në kërkimin shkencor.
Aktualisht, Gëzim Shabani mban pozitën e Prorektorit për Financa dhe Zhvillim në Kolegjin AAB (2021 e tutje), ku udhëheq strategjitë financiare dhe projektet zhvillimore të institucionit. Paralelisht, që nga viti 2022, ai është Kryetar i Bordit të Drejtorëve të The British School of Kosovo, duke luajtur një rol kyç në orientimin strategjik të kësaj shkolle elitare në arsimin parauniversitar.
Ai ka përfunduar studimet doktorale në Shkencat e Turizmit në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit” në Maqedoni (2014–2018), duke u specializuar në menaxhimin e turizmit dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Më herët ka kryer studimet master në Menaxhment (2010–2013) dhe ka diplomuar në Ekonomi në Kolegjin AAB (2007–2010), ku tashmë është një figurë e rëndësishme në drejtimin institucional.
Në periudhën 2016–2021, ai ka shërbyer si Nënkryetar i Këshillit Drejtues të Kolegjit AAB, ku ka kontribuar në vendimmarrjen strategjike dhe mbikëqyrjen institucionale. Gjatë viteve 2012–2016, ka qenë Menaxher Financiar në AAB, ku ka ndërtuar dhe forcuar sistemet financiare të institucionit, përmes mbikëqyrjes së pasqyrave financiare dhe përgatitjes së raporteve për Auditorin e Përgjithshëm.
Nga viti 2014 deri më 2016, ka drejtuar organizatën joqeveritare Instituti AAB, e fokusuar në zhvillimin akademik dhe hulumtimin. Më herët, ka themeluar dhe menaxhuar Auto-shkollën “AAB” (2010 e tutje), ku ka luajtur rolin e drejtuesit ekzekutiv dhe organizator, duke e transformuar atë në një institucion të njohur për trajnim profesional.
Përvoja e tij fillestare si Zyrtar Financiar në Kolegjin AAB (2007–2010) dhe si Menaxher në kompaninë ALBATROS (2006–2007) i kanë dhënë atij bazën e fortë për ndërtimin e karrierës në menaxhimin financiar dhe organizativ.
Përveç karrierës institucionale, Gëzim Shabani është autor i disa punimeve shkencore të publikuara në konferenca dhe revista ndërkombëtare. Fushat e tij të kërkimit përfshijnë turizmin, menaxhimin e cilësisë në arsim dhe shëndetësi, sjelljen e konsumatorit dhe performancën organizative. Disa nga punimet më të rëndësishme përfshijnë:
“The Impact of Conflict Management Styles on Organizational Performance”, në Emerging Science Journal, 2022
“Measuring the Perception of Quality Management Primary Healthcare Services Through SERVQUAL Model”, në Virtus Interpress
“Tourism as a Sustainable Factor for Economic Development in Kosovo”, AAB College, 2017
“TQM in Tourism” dhe “Services in Tourism as a Sustainable Condition for Quality”, në International Scientific Conferences – Knowledge, Budva
Tema të tjera të trajtuara përfshijnë: industrializimi i turizmit, menaxhimi i cilësisë në institucionet turistike, dhe ndikimi i normave të interesit në sjelljen e konsumatorit në Kosovë.
Ai zotëron njohuri të thella në fushën e komunikimit organizativ dhe kontabilitetit të avancuar, duke qenë i certifikuar nga AFAS për kontabilitet dhe nga AAB-Riinvest për aftësi komunikuese. Flet rrjedhshëm gjuhën angleze (niveli B2), dhe posedon aftësi të larta organizative, si dhe kompetenca të plota në përdorimin e programeve Microsoft Office, Access dhe Photoshop.
Gëzim Shabani është një profesionist me përkushtim të lartë në fushën e arsimit të lartë dhe një kontribues i vazhdueshëm në zhvillimin institucional, menaxhimin financiar dhe kërkimin akademik në Kosovë dhe më gjerë.