Studenti i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit, Besart Pireva, ka luajtur ndeshjen e parë në boksin profesionist ku edhe ka shënuar fitore.
Ai u ndesh me boksierin Eprahim Valentin nga Kameruni, në kategorinë super të mesme me peshë 76.2kg. Pas 6 raundeve, Besart Pireva arriti ta rrëzoj tre herë kundërshtarin derisa lajmin për fitoren e tij e publikuan edhe mediat italiane, duke e cilësuar atë si “e ardhmja e boksit në Itali”.
Besart Pireva ka vazhduar karrierën e tij në boksin profesionist me klubin Italian Castelfildardo, ndërsa ndjek studimet në vitin e tretë në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB.