“E ardhmja e boksit në Itali” – Studenti i Kolegjit AAB, Besart Pireva bën bujë me fitoren e parë në boksin profesionist

30 Nëntor 2022

Studenti i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit, Besart Pireva, ka luajtur ndeshjen e parë në boksin profesionist ku edhe ka shënuar fitore.

Ai u ndesh me boksierin Eprahim Valentin nga Kameruni, në kategorinë super të mesme me peshë 76.2kg. Pas 6 raundeve, Besart Pireva arriti ta rrëzoj tre herë kundërshtarin derisa lajmin për fitoren e tij e publikuan edhe mediat italiane, duke e cilësuar atë si “e ardhmja e boksit në Itali”.

Besart Pireva ka vazhduar karrierën e tij në boksin profesionist me klubin Italian Castelfildardo, ndërsa ndjek studimet në vitin e tretë në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB.

Share: