Një vizitë që parasheh bashkëpunimin në të ardhmen është zhvilluar mes disa prej anëtarëve të stafit të Fakultetit të Arteve dhe Arkitekturës të Kolegjit AAB me Universitetin e Bolonjës në Itali.
Në këtë vizitë mori pjesë dekani i Fakultetit të Arteve të Kolegjit AAB, Fitim Aliu, i cili shprehu dëshirën për bashkëpunim në fushën e arteve dhe aftësimit profesional të studentëve.
Nga Universiteti i Bolonjës falënderuan stafin akademik të Fakultetit të Arteve për vizitën, ndërsa theksuan rëndësinë që ka lidhja me partnerët bashkëpunues për institucionet arsimore.