AAB Alumni Talk vazhdon promovimin me suksesin e Lirie Hotit

13 Dhjetor 2021

AAB AlumniTalk, aktivitet ky në kuadër të Qendrës së Karrierës së AAB-së, po vazhdon me serinë e diskutimeve me studentë të diplomuar të suksesshëm ku e ftuar sot ishte Lirie Hoti.

E diplomuar në Fakultetin e Gjuhës Angleze dhe vetëm 22 vjeçare falë përkushtimit dhe përgatitjes së madhe, ka arritur të punësohet si mësimdhënëse në The British School of Kosova.

Alumni Lirie ndjehet krenare se në kohë të njëjtë ka arritur të përfundojë dy fakultete me notë mesatare shumë të lartë, pra Fakultetin e Gjuhës Angleze dhe Fakultetin Juridik.

Tutje shtoi se nuk ka qenë aspak e lehtë por ka mësuar shumë dhe gjithmonë është munduar që të jetë në hap me kohën sa i përket arritjes profesionale. Ish studentja e Kolegjit AAB, theksoi se meritat më të mëdhaja janë për AAB-në pasi gjatë rrugëtimit të saj ka gjetur përkrahje në këtë institucion.

“Gjatë kohës së studimeve padyshim që përkrahja e familjes nuk do diskutim, por përkrahja e Kolegjit AAB e profesorëve në përgjithësi gjithmonë ka qenë në nivelin e lartë dhe më ka mundësuar të arrijë këtu ku jam”.

Lirie Hoti momentalisht është menaxhere e projektit EduGrua e financuar nga instituti suedez dhe e diplomuar në akademinë për profesionistët e rinjë në Lund University.

Share: