AAB edhe në ShBA, përmes ekspozitës së dy profesorëve të arteve

9 Prill 2015

Prishtinë 9 prill 2014-  Fitim Aliu dhe Hajrush Fazliu,  mësimdhënës të Fakultetit të Arteve në AAB, do të prezantohen me një ekspozitë të përbashkët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Ekspozita do të hapet më 17 prill dhe do të mbetet e hapur deri më 29 të po këtij muaji  në Galerinë Art Community Center në Fort Worth të SHBA, kanë njoftuar artistët Aliu e Fazliu.

 

Të dy mësimdhënësit, autorë të kësaj ekspozite të përbashkët  do të jenë prezentë edhe në hapjen e ekspozitës në ShBA.

 

Share: