AAB hap thirrjen për shkëmbim studentor në Universitetin Lodz në Poloni

25 Nëntor 2021

Në kuadër të Eramus+ programi KA107, është hapur konkursi për mobilitetin e studentëve në universitetin partner në Poloni “Lodz University”, në semestrin veror 2021/22.

Për paraqitjen e studentëve të interesuar, afati është i hapur më së largu deri me 3 dhjetor 2021, ndërsa të drejtë paraqitjeje kanë studentët që nuk janë në vitin e fundit të studimeve, në këto fakultete:

– Ekonomik (Menaxhment)
– Shkenca Sociale
– Shkenca Kompjuterike
– Administratë Publike (Shkenca Politike)
– Juridik, dhe
– Gjuhë Angleze.

Numri i studentëve që do të pranohen është 10.
Kriteret për aplikim:

Të kenë sukses të dalluar në studime
Të kenë njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze (dëshmohet përmes dokumentit zyrtar apo përmes intervistës nga komisioni i Universitetit Lodz).

Studentët e paraqitur në këtë konkurs do të përzgjidhen nga një komision i Kolegjit AAB, ndërsa lista me kandidatët më të mirë do t’ i përcillet universitetit pritës (Lodz University) për procedim të mëtejmë!

Më shumë detaje rreth kurseve dhe programeve studimore mund të gjeni në këtë link:
https://iso.uni.lodz.pl/erasmus/programmes/

Për informacione shtesë kontaktoni në: [email protected]

Share: