AAB në top 5000 universitetet më të cituara të botës

23 Dhjetor 2017

Këshilli i lartë për kërkime shkencore i Spanjës, pjesë e të cilit është edhe grupi hulumtues Cybermetrics Lab, e që njihet kryesisht për listën Webometrics të universiteteve, ka publikuar edicionin e dhjetorit të ranglistës së universiteteve sipas citimeve në Google Scholar.

Kjo listë, në të cilën përfshihen vetëm 5 mijë universitete botërore, ndryshe nga rangimi në Webometrics ku rangohen rreth 30 mijë sish, bazohet në publikimet dhe hulumtimin shkencor të institucioneve të arsimit të lartë.

Në edicionin e dhjetorit, i cili u publikua sot, në ranglistën në fjalë janë përfshirë vetëm dy institucione nga Kosova: Universiteti i Prishtinës dhe Kolegji AAB. 

Ndryshe, nga të gjitha institucionet e arsimit të lartë në gjuhën shqipe, përveç dy institucioneve nga Kosova në rangimin sipas Google Scholar është përfshirë edhe Universiteti Bujqësor i Tiranës, përderisa Kolegji AAB, mbetet i vetmi institucion jopublik në trojet shqiptare, që ka arritur të përfshihet në këtë rankim.

Rankimit sipas Google Scholar, i prijnë universitetet amerikane, si Universiteti i Harvardit i cili mban pozitën e parë, ndërsa në top dhjetëshen e parë rangohen edhe Universiteti Cambridge e Oxfordit.

Kliko këtu për ta parë kronikën e RTK-së

 

Etiketa: , ,

Share: