AAB nis bashkëpunimin edhe me Universitetin Akadeniz Karpaz nga Turqia

23 Prill 2016

Një delegacion nga Universiteti Akdeniz Karpaz i Republikës së Turqisë, i prirë nga z. Baris Yorganci, qëndruan për një vizitë pune në Kolegjin AAB.

Ata u pritën nga përfaqësuesit e Rektoratit të Kolegjit AAB dhe nga koordinatori i programeve në gjuhën turke, Engin Melekogllu.

Në takim u diskutua mundësia e bashkëpunimit për shkëmbimin e studentëve, hartimin dhe zbatimin e programeve të përbashkëta, si dhe organizimin e shkollave verore. Palët u dakorduan të fillojnë procesin e hartimit të një platforme, u caktuan koordinatorët për udhëheqjen e procedurave të mëtejme të bashkëpunimit, si dhe për shkëmbimin e vizitave kthyese.

Delegacioni turk vizitoi edhe Kampusin Universitar të AAB-së në Prishtinë, ku u ndanë të kënaqur me të arriturat dhe kushtet që ofrohen në AAB, sidomos me programet dhe teknologjinë më moderne, infrastrukturën, personelin akademik dhe me arritjet e studentëve.

Universiteti Akdeniz Karpaz në Turqi, përveç tjerave, shquhet për bashkëpunime shkencore ndërkombëtare.

Share: