AAB promovoi dy publikime të rëndësishme shkencore ndërkombëtare

28 Janar 2021

Dy publikime të rëndësishme shkencore u promovuan sot në Kolegjin AAB të në cilat gjenden studimet e dhjetëra profesorëve nga universitetet prestigjioze të botës. Bëhet fjalë për revistën shkencore ndërkombëtare “Thesis” si dhe, Librin e konferencës shkencore globale, e cila u mbajt muaj më parë nga Kolegji AAB.

Rektori i AAB-së, Bujar Demjaha, deklaroi në këtë promovim se ky është edhe një sukses i radhës i Kolegjit AAB që dëshmon përkushtimin e institucionit në fushën e kërkimit shkencor në nivel global. “Lirisht mund të themi që jemi bërë tashmë strumbullar i mobilizimit të studiuesve jo vetëm nga rajoni e Evropa, por edhe nga bota.

AAB tashmë që një kohë është organizator i këtyre ngjarjeve të rëndësishme ku studimet e tyre i prezantojnë ose i botojnë profesorë nga shumë universitete prestigjioze të botës, si Parisi, Bolonja, Milano. Singapur, Adelaide, Bukuresht etj. Kjo dëshmon për seriozitetin dhe cilësinë e punës tonë”. Ai shtoi se Kolegji AAB i ofron falas leximin e këtyre studimeve si një kontributdhënie ndaj shoqërisë dhe komunitetit shkencor, të cilat mund të shkarkohen nga linqet e institucionit.

Në numrin e ri 9/2 të revistës shkencore ndërkombëtare “Thesis”, sipas prorektorit për kërkim shkencor, Hasan Saliu, janë publikuar 16 artikuj shkencorë nga studiues e profesorë nga Universiteti Leicester, Universiteti i Osakas, Universiteti Politeknik i Milanos, UNIJU i Sao Paolos, Universiteti de Puebla Brazil, nga Meksiko, Universiteti i Teknologjisë në Maryland, Universiteti i Bukureshtit, nga Kolegji AAB si dhe nga disa universitete të rajonit.

“Thesis” është revistë shkencore ndërkombëtare e Kolegjit AAB e indeksuar në platforma ndërkombëtare si: DOAJ, Worldcat, Base Bielefield, Erih Plus, Hrcak, Core, MIAR, CEEOL dhe mbi 30 biblioteka të universiteteve perëndimore europiane.

Drejtuesit e AAB-së gjithashtu promovuan edhe Book of Proceedings në të cilën janë publikuar disa nga studimet të cilat u prezantuan në konferencën shkencore globale të organizuar nga ky institucion, me temë “Transformimet dhe pasojat në shoqëri nga pasojat e pandemisë Covid-19”.

Share:

NJOFTIM: MASAT E REJA ANTI COVID_19 – SHTYHET AFATI I PROVIMEVE TË SHTATORIT

Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/35 të datës 12 shtator 2021, për aplikimin e masave të reja kundër Covid-19, Kolegji AAB ka marrë këtë vendim:

  • Shtyhet afati i provimeve të shtatorit deri më 27 shtator 2021
  • Në rast të lehtësimit të masave dhe përmirësimit të situatës me pandeminë, provimet do të vazhdojnë të mbahen nga data 27 shtator 2021
  • Orarin e ri të provimeve sipas planifikimit të ri do ta gjeni të publikuar në webfaqe dhe në e-service
  • Në rast se situata do të vazhdojë të jetë e rënduar edhe pas datës 26 shtator, provimet do të mbahen online për çfarë do të njoftoheni me kohë

Ndërkohë, ju lutemi të gjeni të bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për aplikimin e masave të reja anti-Covid_19 dhe ju lusim të zbatoni masat në përpikëri.

MASAT E REJA ANTI COVID_19