AAB me tryezë informuese dhe edukuese në Ditën Ndërkombëtarë të HIV/AIDS

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër HIV/AIDS Fakulteti i Infermierisë në Kolegjin AAB mbajti tryezë ndërgjegjësuese lidhur me rëndësinë e informimit dhe parandalimit të kësaj sëmundjeje.

Nën moton, “Shëndeti im, e drejta ime” tryeza e sotme mblodhi për diskutim profesorë e pjesëmarrës të institucioneve shëndetësore e politike, ku u diskutuan tema të cilat prekin ndërgjegjen e secilit kur bëhet fjalë për këtë sëmundje. Studentët patën mundësi të marrin informata lidhur me këtë sëmundje nga prof. dr Izet Sadiku i cili tha se i vetmi mjet që mund të mbrohemi nga HIV/AIDS është parandalimi dhe kujdesi i shtuar.

Qëllimi i kësaj tryeze ishte mirinformimi i studentëve për HIV/AIDS dhe se personat e infektuar me HIV nëse arrijnë të diagnostifikohen në faza të hershme dhe të trajtohen me mjetet e duhura, mund të jetojnë gjatë.

Ndërsa dekani i Fakultetit të Infermierisë i Kolegjit AAB, Idriz Sopjani, tha se që të kemi një numër më të vogël të rasteve të reja ne duhet të këmbëngulim, duke bërë çdo përpjekje të mundshme për edukimin dhe rritjen e shkallës së ndërgjegjësimit.

Ky virus vazhdon të jetë problem madhor për shëndetin publik dhe shumica e njerëzve të prekur me HIV jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta ose të mesme.

INSTITUTI AAB
APLIKO