Administratori i Reiffeisen Bank, Agim Robaj, mbajti ligjëratë për studentët e Shkencave Kompjuterike

5 Dhjetor 2018

Eksperti Agim Robaj, administrator i sistemit në bakën Reiffeisen, mbajti një ligjëratë me studentët e vitit të dytë të Fakulteti të Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB. Ligjërata ishte e fokusuar në sistemet operative të bankave vendore.

Gjatë kësaj ligjërate, Agim Robaj u fokusua në familjen e UNIX-it, strukturimin e Unix Shell dhe Kernel, dallimet midis UNIX dhe Windows. Ai gjithashtu u tregoi studentëve se si të ndjekin rrugën e suksesit në menaxhimin e sistemeve operative, duke u bazuar në kërkesat e tregut, përdorimin e virtualizimit, përdorimin e “clusterave”, si dhe përdorimin e sistemeve me kod të hapur.

 Studentët patën mundësinë që të bashkëbisedojnë me z. Robaj edhe për implementimin e sistemet AIX (me kod të mbyllur) dhe përditësimin e sistemit në një nga bankat në vendin tonë.

 

 

Share: