Ambasadori francez në Kosovë mban ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB

25 Nëntor 2022

Me temën “Diplomacia franceze”, Ambasadori i Francës në Kosovë, Sh.T. Olivier Guérot, ka mbajtur ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Administratës Publike të Kolegjit AAB. Me këtë rast ambasadori francez tregoi detajisht fazat të cilat ka kaluar Franca, të ndërlidhura me revolucionet e shumta, pastaj të drejtat e njeriut e deri te sekularizmi shtetëror, derisa shtoi se secili hap ka luajtur rol në shtetformim dhe mbarëvajtje të proceseve.

Studentët e Kolegjit AAB parashtruan pyetje në lidhje me liberalizimin e vizave, për të cilën ambasadori tha se kurrë nuk ka qenë më afër, ndërsa shtoi se çdo përpjekje kërkon angazhim të madh, por tanimë Kosovës i është dhënë drita e gjelbër dhe ky është hapi kryesor që liberalizimi do të ndodh.

Ndër të tjera, ambasadori Guérot tha se ndihet tejet i lumtur që pati rastin të mbajë ligjëratë para studentëve të Kolegjit AAB dhe se shpreson që kjo do i informoj ata për rëndësinë që ka diplomacia në një shtet.

Share: