Prishtinë, 8 janar 2015- Në një ligjëratë për studentët e AAB-së, në temën “Politika e jashtme gjermane”, Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelina Viets, tha se meqë para formimit të qeverisë së Kosovës, ka rastisur që lideri i LDK-së, Isa Mustafa të vizitojë Berlinin, është krijuar përshtypja se qeveria gjermane e ka këshilluar atë t’i ndërrojë partnerët e koacilicionit. Kjo nuk është aspak e vërtetë tha Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets.
“Ne kemi pasr një bashkëpunim të ngushtë mes ambasadave të Quintit dhe politika e jonë ka qenë jo interference dhe jo marrje ane. I kemi bërë të ditur presidentes vijat e kuqe, një kufi absolut për ne. Për shembull ka qenë shumë më rëndësi dhe unë mund të flas hapur që dialogu në mes Kosovës e Serbisë të vazhdojë, sepse përndryshe nuk do të ketë zhvillim. Ne kemi bërë të qartë se mund të pranojmë vetëm një qeveri që nuk bën obstruksione në dialog. Kjo ka qenë çështje madhore”.
Ajo po ashtu tha se emigrantëve kosovarë që kanë kërkuar azil në Gjermani, do t’u refuzohet qëndrimi dhe do të kthehen.
“Numri i kosovarëve që marrin rrugën për në perëndim si azilkërkues është rritur në mënyrë dramatike. Nuk do të pranohen! Çështjet ekonomike nuk janë arsye për azil. Norma e mospranimit është 100%. E vetmja mënyrë është vetëm nëse keni leje pune”, theksoi ambasadorja gjermane.
“Shumica për fat të keq u besojnë kriminelëve që u kanë premtuar ‘tokën e premtuar’. Ata do të kthehen më të varfër. Fluturimi i tyre paguhet nga qeveria”, tha ajo, duke shtuar se ky proces do të zgjasë 2 deri në 3 muaj.
Në këtë ligjëratë, ambasadorja gjermane foli edhe për marrëdhëniet Kosovë- Serbi në raport me integrimin e të dy vendeve për në BE.
“Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë, përndryshe nuk ka zhvillim. Zhvillimi ekonomik do të shtyjë procesin e pajtimit mes dy vendeve”, vlerësoi diplomatja gjermane.
Ajo tha se BE-ja nuk do të pranojë vende që nuk i kanë zgjedhur problemet e tyre.
“Në konferencën për Ballkanin Perëndimor, shumica e vendeve nuk kanë pasur shpresë për ndonjë arritje dhe nuk kanë dhënë ndonjë rezultat konkret, mirëpo unë mendoj se ka qenë shumë e suksesshme, pasi që është inkurajuar bashkëpunimi sidomos mes Bosnjës dhe Serbisë, të cilat kanë pasur një projekt të përbashkët për t’u financuar nga BE-ja. Gjithashtu edhe Shqipëria ka shënuar një progres këtë vit, pas vizitës së kryeministrit Rama në Beograd”, u shpreh ambasadorja gjermane.
Në këtë ligjëratë, ambasadorja Viets ka folur për rolin e Gjermanisë në vendet e Ballkanit si dhe misionet në Kosovë, që nga koha e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në vitin 1999, më pas roli i saj në OSBE dhe së voni edhe në misionin e EULEX-it.
Duke folur për ndihmat dhe fondet për zhvillimin e vendeve të Ballkanit, nga të cilat, shumica vijnë nga Gjermania, ajo thotë se “Ne kemi qenë shumë aktivë në Ballkanin Perëndimor dhe kemi kontribuar shumë me fonde së bashku me vendet e tjera të BE-së”.
Sipas saj, prioriteti parësor i Qeverisë së Kosovës për vitin 2015 duhet të jetë zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve.
Në fund të kësaj ligjëratë u zhvillua edhe një debat, ku studentët e AAB parashtruan pyetje të cilave iu përgjigj diplomatja gjermane në Kosovë, Angelina Viets.
Gjithashtu Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets ka takuar edhe menaxhmentin e lartë të AAB-së, me të cilët ka biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën akademike, shkencore dhe atë kulturore.
Ligjëratën e regjistruar me video mund ta shkarkoni në linkun:
https://www.youtube.com/watch?v=FiCVkVU1mIU
Për më shumë informata rreth AAB-së vizitojini faqet zyrtare: www. aab-edu.net
fb:/Kolegji AAB (faqja zyrtare)