Argnesa autore e emisionit në DTV

24 Qershor 2020

“Stay Cool” në DTV, emision autorial i studentes së AAB-së, Argnesa Abdixhiku

Argnesa Abdixhiku, studente e Fakultetit të Komunikimit Masiv në Kolegjin AAB është edhe një nga studentet tona e cila ka nisur karrierën profesionale në media.

Ajo tashmë është punësuar në Televizionin DTV dhe është autore e emisionit për të rinj “Stay Cool”. Argnesa e cila ka nisur realizimin e emisionit të saj autorial, ku do të trajtojë tema që kryesisht lidhen me show-biz, thotë se kjo është një mundësi shumë e mirë për të ngaqë do të përpiqet të jetë origjinale dhe të sjellë diçka më ndryshe e më atraktive në televizion.
Angazhimin e saj në DTV, Argnesa e sheh si rezultat i studimeve të saj në Kolegjin AAB, për çka thotë se e ka ndihmuar shumë:

“AAB më ka ndihmuar shumë në këtë rrugëtim që sapo e kam nisur, sepse të ofron të gjitha mundësitë për përgatitje profesionale”, thotë ajo. Por, Argnesa ka edhe një mesazh për të gjithë ata që synojnë të futen në fushën e medias e të gazetarisë: “Atyre që synojnë të studiojnë gazetarinë, ju them që së pari duhet të zgjedhin fakultetin ku do t’ iu ofrohen të gjitha mundësitë, e këtë e gjejnë vetëm në Kolegjin AAB. Por edhe të mos dorëzohen dhe të jenë këmbëngulës për të realizuar synimet e tyre, sepse asgjë nuk është e pamundur”.

Argnesa autore e emisionit në DTV

“Stay Cool” në DTV, emision autorial i studentes së AAB-së, Argnesa AbdixhikuArgnesa Abdixhiku, studente e Fakultetit të Komunikimit Masiv në Kolegjin AAB është edhe një nga studentet tona e cila ka nisur karrierën profesionale në media. Ajo tashmë është punësuar në Televizionin DTV dhe është autore e emisionit për të rinj “Stay Cool”. Argnesa e cila ka nisur realizimin e emisionit të saj autorial, ku do të trajtojë tema që kryesisht lidhen me show-biz, thotë se kjo është një mundësi shumë e mirë për të ngaqë do të përpiqet të jetë origjinale dhe të sjellë diçka më ndryshe e më atraktive në televizion. Angazhimin e saj në DTV, Argnesa e sheh si rezultat i studimeve të saj në Kolegjin AAB, për çka thotë se e ka ndihmuar shumë: “AAB më ka ndihmuar shumë në këtë rrugëtim që sapo e kam nisur, sepse të ofron të gjitha mundësitë për përgatitje profesionale”, thotë ajo. Por, Argnesa ka edhe një mesazh për të gjithë ata që synojnë të futen në fushën e medias e të gazetarisë: “Atyre që synojnë të studiojnë gazetarinë, ju them që së pari duhet të zgjedhin fakultetin ku do t’ iu ofrohen të gjitha mundësitë, e këtë e gjejnë vetëm në Kolegjin AAB. Por edhe të mos dorëzohen dhe të jenë këmbëngulës për të realizuar synimet e tyre, sepse asgjë nuk është e pamundur”.

Posted by Kolegji AAB on E martë, 23 qershor 2020

Share: