Arkitekti i njohur shqiptar, Përparim Rama ligjëroi për studentët e Arkitekturës dhe Enterierit të Kolegjin AAB

12 Prill 2016

Arkitekti shqiptar Përparim Rama, i njohur për veprimtarinë e tij profesionale në Britaninë e Madhe, para studentëve të Arkitekturës dhe Dizajnit të Enterierit, prezantoi disa realizime në arkitekturë dhe enterier, si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj, përkatësisht në Londër më konkretisht në Zebrano in the City.

Rama foli edhe për emocionet e përfaqësimit për herë të parë të Kosovës në Bienalene Arkitekturës në Venedik në vitin 2012.“Ishin ‘emocionet’ të cilat ngjallën objektet më kapitale të periudhave të ndryshme tek ne, si komponenta kryesore e përfaqësimit”, ka thënë ai.

Gjatë kësaj ligjërate, arkitekti Rama prezantoi edhe dy projektet e tij të realizuara në Kosovë, si: enterieri i Hamam Jazz Bar-it, i realizuar vite më parë dhe i shpërblyer me çmimin e parë në këtë fushë, si dhe Humolli House, objekt banimi, që është në realizim e sipër.

Share: