Biblioteka e Kolegjit AAB në vazhdimësi prezantohet para donatorëve gjermanë

23 Tetor 2017

Drejtori i Bibliotekës së Kolegjit AAB, Urim Sallauka, në Plön të Gjermanisë, para donatorëve të ndryshëm ka prezantuar Bibliotekën e Kolegjit AAB, të cilët i ka njoftuar rreth literaturës që aktualisht posedon kjo bibliotekë.

Po ashtu gjatë këtij muaji, një delegacion nga Gjermania, të udhëhequr nga prof. Gerhard Roetting, vizituan Kolegjin AAB, të cilët për së afërmi u njohën me rejat dhe të arriturat e fundit të këtij institucioni.

Delegacioni gjerman u takua edhe me zv/kryetarin e Bordit z. Gëzim Shabanin dhe diskutuan për vizitat studentore, shkëmbim të stafit, donacione (libra për bibliotekë) dhe mundësinë e krijimit të “Këndit Gjerman” në Bibliotekën e Kolegjit AAB.

 Të gjitha takimet me donatorë u bënë të mundshme me ndihmën e z. Valon Blakaj, i cili gjithmonë u del në ndihmë institucioneve arsimore kosovare.

Share: