BKT mbajti një trajnim special për studentët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB

19 Qershor 2018

Banka Kombëtare Tregtare (BKT), mbajti një trajnim special për studentët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, që kishte për fokus përgatitjen e studentëve për konkurset për bankierë të rinj.

Në këtë trajnim, studentët përfituan njohuri të dobishme mbi punën që behët nëpër institucionet bankare në vend.

Poashtu, ky trajnim ishte edhe test përgatitor për studentët që në të ardhmen të fillojnë praktikën profesionale në konkurset e BKT-së, praktika këto me mundësi punësimi në këtë bankë.

Kujtojmë se AAB ka të nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me BKT-në, ku kjo e fundit, në vazhdimësi organizon trajnime të ndryshme si dhe praktika profesionale për studentët e Fakultetit Ekonomik te Kolegjit AAB.

Share: