Botimet e Shtëpisë Botuese AAB, tani mund t’ i gjeni edhe në GjirafaMall

12 Shkurt 2019

Mbi 60 tituj librash të fushave profesionale që ofrohen në Kolegjin AAB, botime të Shtëpisë Botuese AAB, tashmë mund të gjenden edhe në platformën më të suksesshme shqiptare për shitblerje online, GjirafaMall.

Kjo, falë marrëveshjes së arritur në mes të Kolegjit AAB dhe GjirafaMall, e që vjen si rezultat i interesimit edhe të lexuesit jashtë AAB-së.

Botimet e Shtëpisë Botuese AAB, kryesisht i përkasin librave të fushës akademike, të cilat mbështesin drejtpërdrejt plan-programet në Kolegjin AAB dhe në të gjitha universitetet e tjera në Kosovë dhe jashtë Kosovës. Shtëpia Botuese AAB është e dedikuar që të botojë dhe ribotojë libra nga fusha të ndryshme të studimit si: juridik, ekonomik, gazetari, shkenca sociale, administratë publike dhe pothuajse në të gjitha fushat e studimit.

Nga ana tjetër, Kolegji AAB boton gjithashtu prej disa vitesh edhe Revistën Kërkimore Ndërkombëtare “Thesis”, e cila është e indeksuar në dhjetëra platforma shkencore, ndërsa së fundmi Kolegji AAB dhe Shtëpia Botuese AAB kanë filluar të organizojnë edhe Panairin Vjeshtor të Librit, i cili mbahet në muajin tetor.

Botimet e Shtëpisë Botuese AAB në platformën GjirafaMall, mund t’ i gjeni në këtë link:
https://gjirafamall.com/libra…/libra-2/botime-universitare-1

Share: