Perspektiva e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE

Prishtinë: 23.04.2021 - 24.04.2021

Tipi: Konferencë shkencore ndërkombëtare

KOLEGJI AAB

në bashkëpunim me:

  • Universiteti i Evropës Juglindore, Tetovë (Maqedonia Veriore)
  • Universiteti “Josip Juraj Strossmayer”, Osijek (Kroaci)
  • Akademia e Kosovës për Siguri Publike (Kosovë)
  • Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës (Shqipëri)
  • Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  • Universiteti FON, Shkup (Maqedonia e Veriut)

Integrimi europian tashmë njihet si një strategji kyçe për të arritur synime të dyfishta: paqen dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor (Belloni, 2009). Perspektiva europiane është një përkushtim jo vetëm i politikës së këtyre vendeve, por edhe një pritshmëri e madhe e qytetarëve të këtyre vendeve.

Në dallim prej disa vendeve tashmë anëtare të BE-së (si psh. Bullgaria, Rumania) BE-ja ka vendosur mbase kushtëzime të veçanta për vendet e Ballkanit Perëndimor. Vendet e Ballkanit Perëndimor të njohura si pika neuralgjike për shkak të përfshirjes së disa prej tyre në konfliktet e fundshekullit të kaluar, vështirësitë e konsolidimit të tyre apo stabilitetit të marrëveshjeve biletarale, megjithëse të gjendura në kontinentin evropian me diversitete kulturore në një hapësirë të ngushtë, vazhdojnë të mbeten në vendnumëro në procesin euro-integrues. Disa partnerëve më të dobët ose më të gatshëm BE-ja u ka shtuar kushte dhe kritere politike të nevojshme, por të domosdoshme dhe, vë theksin më shumë në “udhëtimin” drejt BE-së sesa rezultatin e pranimit në BE, duke ndikuar në besueshmërinë e strategjisë së saj, ndërsa në disa raste po ndjek një vlerësim rigoroz të pajtueshmërisë së tyre (Anastasakis, 2008). Këto strategji në Ballkanin e pas konfliktit, që nga viti 2000, kanë qenë një qasje e kushtëzimit e bazuar në një strategji të dyfishtë: ndërtimi i shtetit dhe integrimi europian (Bieber, 2011) për vendet si Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi. Ruajtja dhe konsolidimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare, përfshirë Deyton-in e më pas edhe Prespën, konsolidimi i demokracisë, i shtetit të së drejtës, rezultatet më efikase në luftimin e krimit dhe korrupsionit; reformat për administratë dinamike e efikase dhe harmonizimi legjislacioneve nacionale me ato acquis në këto vende ish-socialiste, zhvillimi, qendrueshmëria ekonomike, papunësia, emigrimi, janë çështje me të cilat këto vende vazhdojnë të përballen dhe të diskutohen me kushtëzime nga ana e BE-së.
Për Kosovën, shtendërtimi e shtetkonsolidimi në fazën e hershme, por edhe arritja e një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet Prishtinës e Beogradit së fundmi, janë çështje ende të pambyllura.
Vendet e Ballkanit Perëndimor, nocion ky i BE-së, sot mbeten të rrethuara nga vende anëtare, si një zorë qorre në kontinentin europian, ndërsa banorët e Kosovës madje janë lënë më të izoluar në kontinent për shkak të regjimit të vizave. Zhvillimet e fundshekullit të kaluar madje edhe mbulimi mediatik ndërkombëtar sikur e kanë zgjatur inercinë e imazhit të mëhershëm duke u konceptuar rajoni si i trazuar edhe disa dekada pas stabilizimit të tij.

BE-ja në Raportin e përvitshëm të Progresit identifikon zhvillimet në këto vende dhe progresin e shënuar në disa fusha, por duke kritikuar mospërmbushjken e detyrave të shtëpisë nga politikat nacionale. Por, në anën tjetër nuk kanë munguar edhe ankesat e politikës së këtyre vendeve për standarde joparimore nga ana e Brukselit, duke u shtuar edhe zërat pesimistë për të ardhmen europiane të rajonit në kohën e Brexit-it.

Zhvillimi ekonomik, shkëmbimet tregtare, investimet, papunësia etj., janë dimension tjetër i vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe nismat e disa vendeve për një hapje brenda zonës të quajtur si mini-shengen, ashtu si dhe komponenti i sigurisë, në epokën e terrorizmit, refugjatëve, migracionit dhe pasigurisë kibernetike. Integrimi ekonomik e politik në BE është bërë ndër sfidat më të mëdha për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe situata është rënduar edhe më shumë që nga kriza ekonomike e vitit 2008. Gjendja e rëndë ekonomike e kombinuar me probleme politike të trashëguara ka krijuar diskrepanca të mëdha të vendeve të këtij rajoni në raport me benefitet që dalin nga BE-ja. Situata e krijuar ka kontribuar që disa shtete të zgjerohen dhe të rrisin fuqinë e tyre ndikuese në këtë rajon.

Këto çështje paraqesin disa nga këndvështrimet kryesore të konferencës e cila ka për qëllim që të bëjë bashkë studiuesit nga vendet e rajonit dhe ekspertët ndërkombëtarë për të prezantuar studimet e këndveshtrimet e tyre mbi çështjet e integrimit të rajonit në BE dhe të shkëmbejë përvoja, ide dhe të diskutojë për çështje të tjera relevante që lidhen me tematikat e konferencës.

Ne kemi kënaqësinë të ftojmë studiuesit nga fusha e shkencave politike e marrëdhënieve ndërkombëtare, ekonomisë, drejtësisë e të drejtës europiane, komunikimeve etj që lidhen me trungun tematik të konferencës, por edhe politikëbërës dhe aktorë politikë e vendimmarës që  të fokusohen në temat e mëposhtme, por jo vetëm.

Qëllimi

Qëllimi kryesor i konferencës është që të bëjë bashkë studiuesit të fushave të ndryshme nga rajoni për të prezantuar pikëpamjet dhe rezultatet e tyre shkencore për një çështje të rëndësishme siç është ky i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Ne mirëpresim prezantime që janë punë origjinale për ndonjërën nga temat e listuara më poshtë. Pranimi i abstrakteve do të bazohet në cilësinë e abstraktit për temat e konferencës. Programi i konferencës do të përfshijë prezantime me gojë dhe poster në kohëzgjatje prej 15-20 minuta, në sesione të ndara.

Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë një abstrakt me një gjatësi 200-250 fjalë, në gjuhën angleze, shqipe ose boshnjake.

Tematikat e konferencës

  • Ndikimi i pandemicë Covid-19 në agjendën e integrimit në BE
  • Fqinjësia e mirë si kusht drejt integrimeve: sfidat dhe vështirësitë
  • Roli i BE-së në zhvillimet ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor
  • Ndikimi i pandemicë Covid-19 në situatën emigruese në Europë  
  • Roli i qeverisë në hartimin e politikave zhvillimore ekonomike dhe integruese
  • Sundimi i ligjit në Ballkanin Perëndimor
  • Ballkani Perëndimor: geto apo pjesë e kontinentit – perspektivat e anëtarësimit
  • Korrupsioni si pengesë në integrimet europiane
  • Administrata efektive publike dhe administrata e mbingarkuar në Ballkanin Perëndimor
  • Harmonizimi i legjislacioneve shtetërore me legjislacionin e BE-së
  • Roli i sektorit privat në rritjen e kapaciteteve konkurruese në tregun ndërkombëtar
  • Sistemet ekonomike ndërkombëtare dhe ndikimi i tyre në proceset integruese
  • Stabiliteti Europian dhe Ballkani si rajon nevralgjik
  • Zhvillimi ekonomik dhe standardi jetësor: pengesë apo pretekst në integrimet europiane
  • Imazhi i Ballkanit në Europë, diskutime publike dhe mbulimet mediatike
  • Saga e dialogut Kosovë – Serbi, i lehtësuar nga Brukseli
  • Demokracia dhe demokratizimi i vendeve të rajonit
  • Pakicat dhe gjendja e tyre në Ballkanin Perëndimor
  • Shoqëria civile dhe ndikimi i saj në zhvillimet në Ballkan, përfshirë edhe mediat
  • Ekonomitë e brendshme dhe marrëdhëniet e tyre me organizatat financiare ndërkombëtare
  • Ekonomitë e pasluftës dhe procesi i privatizimit
  • Mini-Shengeni si nismë integruese  
  • Nacionalizmi dhe tendencat e rritjes së nacionalizmit
  • Refugjatët në Ballkanin Perëndimor
  • Dialogu fqinjësor
  • SHBA-të dhe Ballkani
  • Cilësia e arsimit në vendet e Ballkanit Perëndimor, reformat dhe sfidat
  • Reformimi i administratës publike në vendet e Balkanit Perëndimor.

Pjesëmarrja

Dërgimi i abstraktit, pjesëmarrja në konferencë

Prezantimet në konferencë bazohen në abstraktin e miratuar. Abstrakti duhet të dërgohet në email, deri më 7 mars 2021, në:  [email protected]
Abstraktet e pranuara për prezantim do të publikohen ne Librin e abstrakteve me ISBN

Tarifa e pjesëmarrjes: Falas

Disa punime do të përzgjidhen për t’u botuar në revistën THESIS

 

DATA TË RËNDËSISHME

Afati i dërgimit të abstrakteve (200-250 fjalë): 7 mars 2021

Lajmërimi për miratimin e abstrakteve: 25 mars 2021

Dita e Konferencës: 23-24 prill, 2021

The Perspective of Integration of the Western Balkans into the EU

Folës kryesorë

Prof. Dr. Florian Bieber, Universiteti i Graz-it

Drejtor i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Graz-it, Austri

Prof. Assoc. Dr. Besnik Pula
Departamenti i Shkencave Politike
Kryesues i asociuar i Jean Monnet dhe drejtor i asociuar i operacioneve, Qendra e Bashkimit Europian, Studime Hapësinore Trans-Atlantike dhe Trans-Europiane (CEUTTSS)
Virginia Tech

Prof. Dr. Anton Panchev

Departamenti i Balkanologjisë, Universiteti i Sofjes, Bullgari

Komiteti shkencor

Prof. Asoc. Ivan Kristek, Universiteti i Osijek (Kroaci)
Dr. Sc. Bujar Demjaha, Kolegji AAB
Prof. Dr. Nedjad Koraljic, Universiteti i Sarajevës
Prof. Asoc. Dr. Silvia Pezzoli, Universita degli Studi di Firenze
Prof. Ass. Dr. Petrit Bushi, Kolegji AAB
Prof. Ass. Dr. Shaip Bytyqi, Kolegji AAB
Prof. Ass. Dr. Veton Vula, Kolegji AAB
Prof. Ass. Dr. Venera Llunji, Kolegji AAB
Prof. Ass. Dr Hasan Saliu, Kolegji AAB
Prof. Assoc Dr. Ksaenela Sotirovski, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
Prof. Assoc Dr. Adnan Jashari, UEJL, Tetovë
Prof. Dr. Ksenofon Krisafi, Universiteti Mesdhetar, Tiranë
Prof. Dr. Ilija Kristo, Universiteti i Biznesit në Tiranë
Prof. Dr. Nazmi Maliqi, Universiteti FON, Shkup

Kontribues

Prof. Ass. Dr. Bashkim Rrahmani
Prof. Ass. Dr. Besime Ziberi
Dr. Sc. Donik Sallova
Dr. Sc. Kosovare Ukshini
Dr. Sc. Mentor Lecaj
MA. Albulena Brestovci
Elsa Zyberaj
Lirigëzon Selimi
Samir Dalipi
Gentiana Uruqi
Festina Kurteshi