Dekani i Fakultetit të Infermierisë në Kolegjin AAB së bashku me përfaqësuesit e Programit për Karrierë dhe Punësim  janë duke zhvilluar takime strategjike me partnerët gjerman të programit SANA dhe AGAPLESION

28 Maj 2022

Drejtoria e Kompanisë Lingua së bashku me Dekanin e Fakultetit të Infermierisë në Kolegjin AAB, Idriz Sopjani, si përfaqësues të Programit për Karrierë dhe Punësim në Kolegjin AAB janë duke zhvilluar vizita disa ditore në Gjermani, me përfaqësuesit e klinikave partnere gjermane. Këto takime po realizohen me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit, njëherit me hartimin e strategjive me partnerët kryesor gjerman të programit, SANA Klinikum Offenbach dhe AGAPLESION, Frankfurt. Poashtu në këto takime janë planifikuar intervistat e radhës me këto klinika për studentët e Fakultetit të Infermierisë në Kolegjin AAB. Përfaqësuesja e programit, znj.Blerina Osmani ndër të tjera është shprehur tejet e kënaqur nga rezultatet e këtyre takimeve dhe ka konfirmuar gatishmërinë e partnerëve për vazhdim bashkëpunimi. Raundi tjetër i intervistave pritet të jetë gjatë muajit Qershor.

Share: