Delegacioni nga organizata “Play International” viziton Kolegjin AAB

18 Shtator 2023
The delegation from "Play International" organization visits AAB College

Një delegacion i organizatës franceze “Play International”, i përbërë nga drejtoresha gjenerale Guillemette Petit me bashkëpunëtorët e saj nga ekipi pedagogjik i misionit të Kosovës kanë vizituar Kolegjin AAB.

Ata u mirëpritën nga zv/rektorja për Çështje Mësimore Furtuna Mehmeti, këshilltari i rektorit Shemsedin Vehapi dhe dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit Fatmir Pireva.

Gjatë takimit u bisedua për bashkëpunimin e ndërsjellë, projektet e realizuara dhe vazhdimin e mëtutjeshëm të këtij bashkëpunimi me prurje të reja në veçanti rreth projektit “Sport4Resilience” ku Kolegji AAB ishte partner.

Guillemette që udhëheq organizatën “Play International” u shpreh mirënjohëse për pritjen dhe projektet që janë realizuar deri tani bashkë me Kolegjin AAB.

Share: