Dhjetëra studentë të AAB-së, pjesë e programit të praktikës në “Elkos Group”

17 Tetor 2018

Studentët e Kolegjit AAB, vazhdojnë të jenë të kërkuar në tregun e punës edhe gjatë periudhës së studimeve. Këtë e dëshmon më së miri angazhimi i tyre profesional në institucione e organizata të ndryshme publike dhe private.

Kësisoj, një grup me dhjetëra stududentë nga profile të ndryshme studimore në AAB, janë angazhuar së fundmi në kompaninë “Elkos Group”. Njëra ndër ta është edhe Anita Gashi, studente e Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB.

Ajo ka treguar se në kompaninë “Elkos Group” po zhvillojnë një projekt i cili do të gjejë implementim në një të ardhme të afërme, gjithashtu theksoi se kjo praktikë po iu ndihmon të ambientohen me procesin e punës.

“Në Elkos Group jemi duke zhvilluar nje projekt i cili ka të bëjë me mësimet që i praktikojmë gjatë studimeve. Për më shumë projekti do të lansohet në një të ardhme të afërt. Ndërsa, kjo praktikë është një përvojë e mirë për shkak se në të ardhmen CV jonë do të jetë më e pasur, përveç se mësojmë, njëkohësisht njihemi më afër me mënyrën se si zhvillohet procesi i punës, ndërsa nga kjo përvojë edhe shpërblehemi”, tha Anita.

Përveç studentëve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, praktikën profesionale në “Elkos Group” po e zhvillojnë edhe studentët e tjerë të Kolegjit AAB të drejtimeve: Adminstratë Publike, Psikologji, Komunikim Masiv, etj..

Share: