Dhjetëra studentë të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit kanë ndjekur kurs të skijimit

1 Mars 2022

Studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB, sikur edhe të gjitha gjeneratat e mëhershme edhe sivjet kanë ndjekur kursin e skijimit në Qendrën e Skijimit në Kodrën e Diellit, në Tetovë të Maqedonisë së Veriut. Dhjetëra studentë pjesëmarrës në këtë kurs kanë shijuar qëndrimin bashkë me kolegë, ndërsa u shprehën se çdo student duhet t’i shfrytëzoj mundësitë që Kolegji AAB, në veçanti Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit, ofron për përgatitjen e mëtutjeshme të tyre.

Studentët janë njohur në mënyrë profesionale me teknikat e skijimit, duke treguar performanca të shkëlqyera në këtë sport, duke e ditur që skijimi është një sport i vështirë dhe si çdo sport tjetër ka specifikat e veta.

Kujtojmë se mbështetja e vazhdueshme e Kolegjit AAB për aktivitete të këtilla praktike për studentët e sporteve, ka dhënë jo rrallë edhe rezultate kulminante të studentëve në disiplina të ndryshme sportive.

Share: