Diplomoi në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB, sot Arber Goga mban detyrën e përgjegjësit të IT-së

3 Korrik 2018

Arber Goga, i diplomuar në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB, pas suksesit të lartë që tregoi në studime, tashmë është punësuar si përgjegjës i IT-së në kampusin e këtij kolegji në Ferizaj.

Arberi ishte student i dalluar në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, ku pos arritjeve maksimale në lëndët mësimore të këtij fakulteti, ai kishte marrë pjesë edhe në shumë aktivitete dhe trajnime të organizuara në AAB.

Ai thotë se Kolegji AAB i ka dhënë shumë mundësi në avancimin e tij profesional në fushën e teknologjisë.

“E kam ditur edhe më parë, por gjatë studimeve jam bindur edhe më shumë se Kolegji AAB ka një staf akademik më të mirin në vend. Profesorët, shumica e të cilëve janë emra të mëdhenj të fushës së teknologjisë, kanë qenë ata që gjithmonë na kanë motivuar dhe përkrahur çdoherë”, shprehet Arberi.

Ai tregon se do të vazhdojë studimet në Kolegjin AAB edhe në nivelin master, pasi që sipas tij, në këtë institucion u jepet hapësirë dhe përkrahje të mjaftueshme studentëve që të arrijnë suksese të jashtëzakonshme gjatë studimeve si dhe të kenë një përgatitje superiore për tregun e punës.

Kujtojmë se studentët e diplomuar në Fakultetin i Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB, sot nuk janë vetëm zhvillues të thjeshtë softueri, uebfaqeje apo punëtorë në sektorin e rrjetave kompjuterike, por ata bartin edhe pozita udhëheqëse të kësaj fushe. Madje, jo të rralla janë rastet që të diplomuar të kësaj fushe në Kolegjin AAB të jenë bërë pjesë e rëndësishme e kompanive në zë në Evropë, ShBA e Kanada.

Share: