“Discover America” prezanton programin “Bridge USA/ Work and Travel” për studentët e Kolegjit AAB

15 Dhjetor 2022

“Discover America” që është një partnerët e Kolegjit AAB, ka prezantuar për studentët programin “Bridge USA/ Work and Travel”, që ofron mundësinë për punë dhe udhëtim në SHBA në një periudhë të caktuar kohore. Drejtori i “Discover America”, Agron Kamberi, tregoi arsyet se përse studentët e Kolegjit AAB duhet të bëhen pjesë e programit. Ai tha se ky program iu mundëson të përjetojnë kulturën dhe jetën amerikane, perfeksionimin e gjuhës angleze, përvojë unike në vendet më të bukura në SHBA, përvojë pune 3-4 muaj në kompani amerikane dhe shumë përfitime tjera.

Në fund ai tha se studentët do marrin certifikatë për përfundimin e këtij programi, ndërsa shtoi se çdo student mund të aplikojë, mjafton të ketë njohuri mesatare të gjuhës angleze.

Gjatë prezantimit morën pjesë një numër i madh studentësh të Kolegjit AAB, të cilët njëkohësisht patën pyetje në lidhje me procedurat që duhen ndjekur dhe kriteret që duhet plotësuar.

Share: