Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës në Familje – Unioni Studentor e shënon me aktivitet të veçantë

27 Nëntor 2023
The International Day Against Domestic Violence - the Student Union marks it with a special activity

Me qëllim të sensibilizimit kundër dhunës në familje Unioni Studentor ka organizuar aktivitetin e radhës që ishte një performancë koreografike e përgatitur nga studentët e Kolegjit AAB.

Studentët Erna Salihu dhe Enis Mulaku në bashkëpunim me studentët e Fakultetit të Dizanit të Modës kanë realizuar performancën e tyre e cila ishte në kuadër të “Shpërndaj dashuri, jo dhunë”.

Pas performancës u organizua një panel diskutimi rreth mënyrave të parandalimit të dhunës në familje, pjesë e të cilit ishin Zv/Avokati i Popullit Niman Hajdari, profesoresha Mimoza Shahini, profesori Bujar Thaqi, Blendë Pira nga organizata YIHR dhe studentja Rita Imeri.

Panelistët folën rreth ndikimit që ka dhuna në familje në secilin aspekt jetësor dhe rreth vetëdijësimit që tentohet të bëhet për këtë fenomen të dëmshëm në shoqëri.

Ky aktivitet u mundësua falë mbështetjes së Prorektores për Çështje Mësimore, Furtuna Mehmeti, dhe të gjithë pjesëmarrësve tjerë.

Share: