Këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore Fahrush Azemi që vjen nga Sllatina e Epërme e Vitisë, me zërin e tij të veçantw në një zhanër shumë të popullarizuar kohët e fundit në Kosovë, ka arritur me sukses të thyej barrierat dhe të përfitoj zemrat e shumë adhuruesve të këngës së tij. Ndonëse ka të kryer fakultetin e arkitektures dhe udhëheq një studio të kësaj lëmie (AEK-architecture engeeniering of Kosova), ai për asnjë çast nuk i largohet krijimtarisë së tij muzikore. Deri më tani, ka realizuar 10 videoklipe dhe 5 albume. Fahrush Azemi jeton në Prishtinë me gruan dhe 2 fëmijë.
Kur keni filluar të merreni me muzikë?
Dëshira dhe dashuria per muzikë ka filluar prej së kam filluar t’i ndjej edhe gjerat tjera që me rrethojne që do të thotë nga femijerija ime. Kurse, nga viti 1992 kam filluar të këndojë në dasma e ahengje të ndryshme, festivale ,manifestime e më vonë (pas lufta) edhe në mediumet tona radio televizive, në programe dhe show të ndryshme.
Ju në fakt keni të kryer arkitekturën dhe së fundmi edhe keni specializuar. Ju pengon kjo që të jeni një këngëtar i mirëfilltë i estradës kosovare?
Jo aspak, perkundrazi e ndihmojnw njëra tjetrën dhe gjithesesi ta kultivojnë shijen dhe ta bëjnë më të ndjeshme më” fine” siç themi. Gjithsesi se nuk është njwsoj sikur të merresh vetëm me një profesion (muzike ) ose sikur ke dy profesione në te njejten kohë. Por, gjithçka që bën me pasion dhe dashuri pengesat tjera nuk i ndjen edhe shumë.
KNN Agron Abazi: Si e vlerësoni muzikën popullore aktualisht, kur tani Kosova është vërshuar nga këngëtarw të rinj zhanresh të ndryshme?
Fahrush Azemi: Zhanret e ndryshme vetem sa e pasurojne boten muzikore tek ne, por problemet që më kanë shqetesuar dhe me shqetesojnë janë servimi i muzikes së huazuar me bazë muzikore jo shqipe, dhe po e quajne muzikë popullore Shqipe ,kjo po ndodhe edhe në media por edhe në jeten e perditëshme. Por, nga eksperienca ime kudo që kam performuar ,në mesin e shume zhanreve,muzika popullore eshte mirëpritur më së miri, sepse buron nga populli, eshte krijuar nga rrethanat sociale ,kulturore(traditat ,zakonet doket), ekonomike, vuajtjet , trimeria (lufterat) etj. Megjitheate mendoj që muzika e paster popullore duhet te kultivohet më me kujdesë.
Arkitekturën e keni profesion, këngën pasion. Cilën do ta kishit lënë sikur të ju kërkohej?
Kam pasur edhe me heret keso pyetje…… Kesaj pyetje do ti ishte pergjigjur me se miri kenga “Dy të dashura që i kam”. Nuk mundem me paramendu njëren pa tjetrën sepse siç thash me heret i kam harmonizuar shume mire mes veti.
Planet në të ardhmen, ndonjë album i ri?
Si çdo vit kam plane të punoj këngë dhe klipe, por plani me i afert eshte albumi me këngë të vjetra por në forme të re…!
Intervistoi: Agron Abazi