Trotuaret e shndërruara në parkingje

23 Mars 2017

Parkimi i veturave ne trutuare, parregullësi e përditshme në Podujevë

Zakonisht rrugët kufizohen në të dyja anët e saj me trotuare, mbi të cilët duhet të kalojnë këmbësorët. Mirëpo kjo hapsirë e dedikuar për këmbësorë , në Podujevë po shfrytëzohët për parkim makinash.
Çdo ditë problemet në qarkullimin rrugor ne rrugën “Zahir Pajaziti” dhe “Hakif Zejnullahu” në komunë n e Podujevës, janë të pashmangshme, pasi në mungesë të vendeve për parkim, trotuaret mbushen me makina.


Nga kjo parregullësi, ata që pësojnë më shumë janë këmbësorët që më shumë ecin në rrugë se sa në trotuare. Ky problem është i përditshëm , dhe pothuajse trotuari ka marrë emrin e parkingjeve për makina, e që po shfrytëzohen pa pengesë nga shoferët.
Fitim Namani, banor nga Podujeva, i cili dërgon çdo ditë vajzën e tij në shkollë, ka frikë se mos i ndodhë ndonjë gjë vajzës së tij, e cila është çdo ditë pjesë e komunikacionit: “ Duhet të mendojmë që nuk ka vetëm të rritur që janë çdo ditë pjesë e komunikacionit. Unë e kam vajzën problem, kur e dërgoj në shkollë e shoh që shumë ka rrugës vetura të parkuara në trotuar dhe më duhet të zbresë në rrugë për të ecur. Frika më e madhe ështe siguria, mundet me ndodhë ndonjë viktimë në komunikacion”, thotë Namani.
Drejtuesit e automjeteve thonë se detyrohen të parkojnë në trotuare pasi nuk ka parkingje të mjaftueshme në qytet.
“Nuk kemi parkingje, dhe shumicen e kohes me duhet ta parkoj ne trotuar, se nuk ke ku tjeter. Më kanë dënuar shpesh, por le te bëjnë zgjidhjen Komuna, unë nuk parkohem më këtu. Edhe ato parkingje që janë, nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm për parking” tha Shqipdon Ahmeti, qytetar i Podujevës.
Ndryshe nga Shqipdoni mendon inspektori i komunikacionit në Podujevë Meriton Rrahimi
“Kemi parkingje të mjaftueshme që ti mbulojnë nevojat e qytetarëve, e këtu hyjnë edhe parkingjet private”, tha ai.
Ky problem nuk duket se zgjidhet vetëm nga gjobat e shqiptuara për ata qe parkojnë makinat e tyre në trotuare , por edhe nga vetëdijësimi i qytetarëve për mos parkim në trotuare.
Nga Inspektoriati për Komunikacion deklaruan që në vitin 2014 çdo muaj janë konfiskuar 150 makina të parkuara në mënyrë ilegale . Inspektoii Meriton Rrahimi tha se kanë pasur bashkëpunim me Policinë e Kosoves, stacioni në Podujevë, poashtu edhe me kompaninë “Merimanga”, për parandalimin e parkimit të makinave në trotuar , dhe për konfiskimin e tyre.
Ndërkaq drejtori i Inspektoriatit ne Komunën e Podujevës Hamdi Jaha tha se nga ana e tyre është bërë gjithçka që të evitohet ky fenomen , mirëpo nuk ka pasur bashkëpunim të mjaftueshëm nga policia. “ Sa i përket parkingjeve nëpër trotuare, drejtoria jonë çdo ditë mer hapa që të largohen makinat nga trotuaret por ështe edhe pergjegjësi e policisë të jenë të angazhuar çdo sekond për mos t’i lejuar makinat të jenë në trotuare. Ne i kemi makinat që i largojmë vetuarat nga trotuaret prandaj i ftojmë policinë për bashkëpunim”, tha Jaha.
Qytetarët nga ana tjetër kanë mjaft ankesa, duke marrë parasysh që kufizohet e drejta për të shfrytëzuar një pjesë të rrugës që u përket atyre për ecje.
Në përpjekje për të kontaktuar me dikë nga stacioni i policisë nuk ishte i mundur kontakti me ta, me arsyetimin se personat pë rgjegjë s janë në pushim.
Komuna e Podujevës prej disa vitesh ka deklaruar se do të marrë masa për lirimin e trotuareve në këto rrugë, por duket se nuk ka arritur që të evitoj këtë fenomen.
Arlinda Bajrami

Share: