Edhe 20 studentë të Fakultetit të Infermierisë të Kolegjit AAB, u pajisën me certifikatat e nivelit A1 për Gjuhë Gjermane

Në Kolegjin AAB u zhvillua ceremonia e ndarjes së certifikatave për grupin prej 20 studentëve të Fakultetit të Infermierisë, të cilët e përfunduan me sukses kursin intensiv të Gjuhës Gjermane të nivelit A1.

Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave koordinatorja për kurse të gjuhës gjermane, Shqipe Morina tha se qëllimi i këtij organizmi të kurseve është përgatitja e studentëve edhe për tregun gjerman krahas studimeve për Infermieri, e kjo si rezultat i kërkesave të vazhdueshme nga institucionet gjermane për punëtorë të kualifikuar në këtë profesion. 

Ndërsa studentët e Fakultetit të Infermierisë, kanë shprehur edhe njëherë krenarinë e tyre për përzgjedhjen e duhur për studime, sepse si në asnjë institucion tjetër, Kolegji AAB u ofron  studime cilësore, literaturë dhe praktikë të mjaftueshme, dhe kursin gratis të gjuhës gjermane.

Studentët të cilët kanë mbaruar nivelin e parë, do të vazhdojnë edhe me nivelin A2, ndërsa dekanati i Fakultetit të Infermerisë, është vendi ku duhet të paraqiten të gjithë studentët e interesuar.

 

INSTITUTI AAB
APLIKO