Edhe studenti Albion Merovci, punësohet në kompani ndërkombëtare të IT-së

22 Shtator 2021

Përkushtimi i vazhdueshëm për të krijuar një institucion arsimor të krahasueshëm me ato ndërkombëtare, ka bërë që Kolegji AAB të renditet në majë të listës së institucioneve në trojet shqiptare dhe jo vetëm, me cilësinë, kushtet dhe shërbimet për studime që ofrohen në AAB.

Rezultatet e këtij angazhimi tashmë kanë filluar të shihen qartë jo vetëm në tregun vendor por edhe në atë ndërkombëtar, kur studentët dhe të diplomuarit tanë po kërkohen edhe nga kompani të huaja.

Në mesin e tyre është edhe Albion Merovci, i diplomuar në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB, i cili tashmë është bërë pjesë e kompanisë gjermano-zvicerane Axians Software Consulting and Development Kosovo L.L.C.

Albioni, i diplomuar me sukses të shkëlqyeshëm thotë se pjesë e Axians Kosova është bërë që nga muaji korrik. “Arrita që të bëhem pjesë e këtij projekti falë njohurive të fituara nga studimet në Kolegjin AAB.

Dua të nënvizoj se të gjithë ata që regjistrohen në Shkenca Kompjuterike në AAB i pret një eksperiencë ndryshe. Aty mësohet përmes praktikës ndërsa angazhimi i mësimdhënësve është i jashtëzakonshëm”, ka theksuar Albioni.Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në AAB, pjesë e të cilit ka qenë edhe Albion Merovci ofron tre programe studimore në nivelin bachelor: Inxhinieri Softuerike, Programim, dhe Siguri Kibernetike si dhe programin master Shkenca Kompjuterike.

Share: