Eksperti amerikan Daniel Bohannon, ligjëroi për studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike

24 Janar 2020

Në vazhdën e aktiviteteve për rëndësinë që sot i kushtohet sigurisë kibernetike në botë, sot para studentëve të vitit të parë të Shkencave Kompjuterike mbajti ligjëratë eksperti nga ShBA, Daniel Bohannon.
Daniel Bohannon, punon si Principal Applied Security Researcher në FireEye.Inc.
Ai para studentëve prezantoi temën “Getting Into InfoSec-Real World Overview”.
Ky bashkëbisedim dhe ligjëratë për studentët u bë edhe më interesante me pjesëmarrjen interaktive të studentëve, përmes pyetjeve dhe komenteve të tyre.

Share: