Ekspertja e komunikimit strategjik realizon trajnim me studentët e Kolegjit AAB

24 Nëntor 2023

Studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe Fakultetit të Komunikimit Masiv të Kolegjit AAB janë bërë pjesë e trajnimit të mbajtur nga ekspertja e komunikimit strategjik Linda Baleta, i organizuar nga Qendra për Karrierë dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja. Tema e këtij trajnimi ishte “Avancimi i shkathtësive të komunikimit”, ku përmes aktiviteteve të shumta studentët u njoftuan në detaje se cilët janë hapat që duhen bërë për të përmirësuar aftësitë e komunikimit. Ky sesion kombinoi teorinë me ushtrime praktike, duke u fokusuar në shtyllat kryesore të procesit të komunikimit etik, emocional dhe logjik si elementë thelbësorë të komunikimit bindës. Përmes diskutimeve dhe ushtrimeve interaktive, studentët ushtruan të mprehin aftësitë e dëgjimit, rëndësinë e gjuhës së trupit dhe modulimeve të zërit.

Studentët eksploruan komunikimin joverbal dhe aftësinë e të dëgjuarit dhe rolin që këto aftësi do të kenë në të ardhmen e tyre kur të bëhen pjesë aktive e tregut të punës. Përveç kësaj ata duke punuar në grupe u njohën më mirë me njëri tjetrin, ndërsa shkëmbyen mendime dhe përvoja rreth çështjeve që diskutuan.

Share: