Elza, një tjetër storje suksesi e studentëve të Kolegjit AAB

23 Nëntor 2018

Nuk janë të pakta storiet e suksesit për studentët e Kolegjit AAB. Së fundmi karvanit të sukseseve iu shtua edhe Elza Mjeku, studente e Kolegjit AAB. 

Elza, me përfundimin me sukses të vitit të parë të studimeve, periudhën e pushimeve verore e kishte shfrytëzuar për punë praktike, përmes Kolegjit AAB në kompaninë Kujtesa. Falë përkushtimit dhe suksesit të treguar gjatë kësaj periudhe, Elza tashmë ka fituar edhe një kontratë të rregullt pune, duke u vlerësuar me pikët më të lartë për shkathtësitë e saja komunikuese dhe punën me palë.

Elza tregon se nuk e kishte menduar se përmes punës praktike do të mund të siguronte një vend pune, dhe ky fakt e bën të lumtur duke e motivuar edhe më shumë për studime. 
Elza është vetëm njëra nga storjet inspiruese të studentëve tanë, të cilët përmes Kolegjit AAB arrijnë të sendërtojnë ëndrrat e tyre.

 

Share: