AABtalks: Behgjet Pacolli “Si të bëhesh i suksesshëm”, e shtunë, 24.12.2016, ora 11:00

22 Dhjetor 2016

Të nderuar studentë, 

të respektuar kolegë,
 
të shtunën, më 24.12.2016, AAB fillon serinë e forumit AABtalks, ku do të keni rastin të dëgjoni rrëfimet e drejtpërdrejta të njerëzve që kanë arritur suksese të theksuara në fusha të ndryshme të jetës.
 
Në takimin e parë të AABtalks do të jetë prezent z.Behgjet Pacolli, biznesmen i suksesshëm dhe personlitet publik në Kosovë dhe më gjërë.
Nga ai do të dëgjojmë rrëfimin e jetës së tij dhe sfidat me të cilat është ballafaquar në rrugëtimin e tij drejt suksesit.
 
Ju ftojmë të jeni pjesë e këtij forumi, ku do të keni mundësi të bëni edhe pyetje dhe të merrni përgjigjet direkt nga z.Pacolli:
 
të shtunën, më 24 dhjetor 2016
ora: 11:00
vendi: AAB Teatri “Faruk Begolli”
 
 
Ju mirëpresim! 

Share: