Fakulteti i Psikologjisë u ndau mirënjohje studentëve për kontributin e tyre në aktivitetet studentore

23 Qershor 2018

Fakulteti Psikologjisë i Kolegjit AAB ndau mirënjohje për 20 studentë të këtij fakulteti për kontributin e dhënë vullnetarisht gjatë vitit akademik 2017/18.

Studentët të cilët i morën këto mirënjohje, ishin aktivistë në klubin e debatit si dhe në klubin e hulumtuesve të rinj, të cilat funksionojnë në kuadër të Fakultetit të Psikologjisë të Kolegjit AAB.

Me rastin e ndarjes së këtyre mirënjohje, studentët u ndanë mjaft të kënaqur, për faktin se krahas mësimeve dhe angazhimeve akademike, Kolegji AAB kujdeset për ta që të përfitojnë njohuri të reja edhe në organizime dhe aktivitete të ndryshme studentore.

Milot Dragusha, studentë i vitit të parë, tha se nga këto aktivitete ka përfituar shumë njohuri të reja, të cilat do t’i ndihmojnë atij në ngritjen profesionale. “Duke qenë pjesë e grupit të studentëve aktivistë, gjatë gjithë vitit akademik isha i angazhuar edhe në disa nga aktivitetet e ndryshme që u organizuan nga Fakulteti i Psikologjisë, si për shembull, aktivitete humanitare, vizite studimore, debate me të ftuar special, e shumë aktivitete të tjera, të cilat më bën të ndihem i pranuar, i integruar dhe pjesë e rëndësishme e AAB-së”, u shpreh Milot Dragusha.

Në anën tjetër, edhe dekania e Fakultetit të Psikologjisë, Mimoza Kamberi dhe prof. Shpend Voca, shprehen falënderimet e tyre për angazhimin e këtyre studentëve, për të cilët thanë se kanë qenë të zellshëm dhe të motivuar gjatë gjithë vitit akademik.

Share: