Programi i praktikës – Raiffeisen Bank

15 Maj 2017

Në kuadër të programit për praktikë, Kolegji AAB fton studentët që të aplikojnë në programin e praktikës organizuar nga Raiffeisen Bank.

Mundësi aplikimi kanë studentët në vitin e fundit dhe të diplomuar të studimeve Bachelor, dhe studentët në vitin e dytë të studimieve Master të Fakultetit Ekonomik, Juridik dhe të fushës së Teknologjisë Informative. Konkursi do të jetë i hapur deri më 22 Maj 2017 dhe aplikimi mund të bëhet duke përdorur sistemin online përmes web-faqes:  www.raiffeisen-kosovo.com/sq/Programi-i-Praktikës

Procesi i përzgjedhjes së praktikantëve përfshirë fazat e përzgjedhjes, vlerësimin e aplikacioneve, testin dhe intervistat do të mbahen gjatë muajit qershor. Ndërsa, programi i praktikës në Bankën Raiffeisen do të fillojë me datën 3 korrik deri më 31 gusht 2017.

Për informacione të tjera, ju lutem kontaktoni në 038 222 222, në lokalin #273 ose në #124.

Share: