Studentët e Kolegjit AAB, shpërndajnë dhurata për fëmijët nevojtar

29 Dhjetor 2017

Gjatë muajit dhjetor, me iniciativën e studentëve të fakultetit të Psikologjisë, është bërë organizimi i aktivitetit humanitar “Një lodër, një buzëqeshje”, me synim grumbullimin e lodrave të ndryshme për ti dhuruar fëmijëve nevojtar. Kjo iniciativë u mirëprit pozitivisht dhe u mbështetë nga një numër i madh i studentëve dhe stafit të Kolegjit AAB duke dhuruar një numër të konsiderueshëm të lodrave të ndryshme. Dhuratat ju shpërndan pesë institucioneve të ndryshme të cilat merren me përkujdesjen e këtyre fëmijëve: QKUK – Reparti i Pediatrisë; Down Syndrome Kosova; IDEAS Partnership; OJQ “Nënat dhe fëmijët në nevojë”; OJQ “Familjet në nevojë”.

 

Share: